Ish-Presidenti, Bujar Nishani i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili për procesin e integrimit kërkoi bashkëpunimin edhe të opozitës.

Nishani shkruan në Facebook se zgjidhja e integrimit janë 15 detyrat që gangsterit, siç e quan ai Ramën, i janë vënë në tavolinë nga BE.

POSTIMI I PLOTË

Gangsteri në krye të qeverisjes anarkiste kërkon “tryezë gjithëpërfshirëse” për integrimin !!!!!

Pasi asgjesoi zgjedhjet e lira dhe demokratike në këtë vend në bashkëpunim me krimin e organizuar,

Pasi asgjesoi institucionet e pavarura duke grisur Kushtetutën e vendit me gazin helmues të policisë,

Pasi asgjesoi ekuilibrat, ndarjet dhe kontrollin midis pushteteve në interes të tradhtisë kombëtare,

Pasi shkatërroi ekonominë dhe tregun e lirë për të dhjamosur oligarkët e korruptuar,

Pasi asgjesoi drejtësinë me militantët e korruptuar majtistë,

Pasi arrestoi dhe burgosi opozitën në protesta,

Pasi korruptoi dhe asgjesoi median e lirë,

Pasi shkaktoi disa miliarda lek dëme përmes korrupsionit skandaloz (shihni raportet e KLSH në këto 7 vite), 

Pasi zboi nga vendi në emigracion një çerek milioni njerëz të një popullsie prej 2 milion njerëzish ,

Pasi tallet, fyen, shan, burgos, varfëron çdo ditë shqiptarët,

Kërkon “tryezë gjithëpërfshirëse” !!!!!!!

Integrimi i ka listuar 15 detyrat (urdhëresat) që gangsterit ja kanë vënë mbi tryezë.

Zgjidhja e integrimit është ajo listë mbi atë tryezë !

Kjo është Shqipëria Sot !

Ky vend evropian në Ditën e Evropës !