Edhe pak ditë kanë ngelur që Bujar Nishani të mos jetë më President i Republikës, pasi postin e tij do ta marrë presidenti i zgjedhur Ilir Meta. 

Nishani, ka mbajtur fjalimin e fundit ditën e sotme, ku është shprehur se në detyrën që ka mbajtur ka dhënë maksimumin.  

“Ishte një nder i lartë për mua të isha presidenti juaj dhe të punoja me ju. I pyetur se si ndihem? Si pas çdo pune, i kënaqur. Sipas çdo kënaqësie, i lumtur. Por sidomos kryelartë sepse kam patur nderin të kryej detyrën pa u lëkundur, pa u penduar dhe pa u ndalur para asnjë pengese. Ndoshta ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë, por ishte nder për mua që i shërbeva Shqipërisë. Nuk bëra kush e di se çfarë, thjesht bëra punën time. Faleminderit”, ka thënë Nishani.