Nishani uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit

09/07/2013 - 09:07

TIRANE, 9 korrik 2013 - Presidenti i Republikës Bujar Nishani uron të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

“Të nderuar besimtarë myslimanë, 
Ju përshëndes me shumë dashuri dhe respekt sot në ditën e parë të Ramazanit. Ramazani ndërthur shenjtërisht sakrificën materiale me lartësimin shpirtëror. 

Ramazani është një akt i lartë religjioz dhe human me përmasa kolosale.

Duke qenë gjithëpërfshirës dhe universal, efektet dhe dobitë e Ramazanit, paqja, purifikimi, lartësimi, mbarëvajtja, janë të shkrira brenda Tij në një mënyrë harmonike të përsosur brenda një diapazoni mahnitës, që përfshin gjithçka njerëzore, nga aspekti shpirtëror në atë utilitar, nga secili besimtar veç e veç, tek i gjithë komuniteti bashkarisht. 

Mesazhet që përcjell riti i Ramazanit janë nga më madhështoret. 

Kthimi i vështrimit nga vetja. 

Uria dhe etja, dhe në përgjithësi vuajtjet materiale, janë vuajtje provizore që shpërblehen. 

Vazhdimi i ekzistencës bëhet vetëm përmes mbajtjes gjallë të shpresës, e cila, nga ana e vet, ushqehet nga dhimbjet e sakrificës. 

Ndjenja e mëshirës dhe dashurisë për të gjithë njerëzit njëlloj. 

Largimi i brengave. 

Harrimi i kujtimeve të hidhura. 

Këto dhe të tjera janë arsyet pse Ramazani prej shekujsh zbatohet dhe nderohet me aq devocion dhe përpikmëri nga Ju dhe besimtarët myslimanë të mbarë botës. 

Ramazan të lehtë të gjithëve!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta thekson se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.

Kryeministri Edi Rama foli pas takimit të dytë pa marrëveshje me opozitën parlamentare, duke thënë se ka një konflikt në themel, që lidhe

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka bërë me dije se as në këtë takim të dytë nuk ka vendimmarrje lidhur me vazhdimësinë

Partia Socialiste ka nisur fushatën zgjedhore, ndërsa kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot katër takime me deputetët, sipas qarqeve.

Pas kërkesës së opozitë parlamentare për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e votave për reformën zgjedhore, ky i

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune me kërkesë të tij me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me mjekë dhe specialistë të fushës së bashku me departamentin e shëndetësisë në PD, me

Pasditen e kësaj të marte në orën 17:00, Këshilli Bashkiak i Durrësit do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme po nëpërmjet mjeteve të

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e projektit të Kombinatit, fillimisht foli për rindërtimin që p

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në Facebook pamje nga projekti i parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë.