Familjet të cilat kanë pranuar të bashkëpunojnë dhe të lirojnë vullnetarisht banesat pa leje për t’i hapur rrugën projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe, kanë nisur të zhvillojnë pjesën tjetër të pronës së tyre.

Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar disa foto të segmentit nga “Pallati me Shigjeta” tek rrethrrotullimi “Shqiponja”, banorët e Astirit janë futur për zhvillim, duke liruar rrugën e duke marrë nga 1-3 apartamente në këmbim në pallatet e reja që po ndërtohen, sipas përqindjes së tregut.

“Astiri? Një pjesë e familjeve ka marrë paratë për ndërtimet pa leje në mes të rrugës, pjesa tjetër në foto është futur për zhvillim, duke liruar rrugën e duke marrë nga 1-3 apartamente në këmbim! Bullizmi politik i partive që bllokojnë punët publike nuk ka vend në Tiranë”, shkruan Veliaj.

Sipas bashkisë, shumë prej familjeve që i janë përgjigjur thirrjes, po përfitojnë apartamente dhe dyqane sipas përqindjes së tregut nga kompanitë private, me të cilat kanë nënshkruar nga ky institucion.