“Një banori i janë thyer kockat e këmbës, këtë invalidin e kanë dhunuar”

12/11/2019 - 22:55

Përplasje të forta u zhvilluan në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) kishte planifikuar nisjen e prishjes së disa godinave, që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së re.

Forcat e shumta të policisë të cilat u shfaqën në mbështetje të ndërhyrjes së Inspektoratit, hasën në një kundërshtim të fortë të disa prej banorëve.

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu në emisionin Opinion tha se policia përdori dhunë barbare ndaj banorëve.

“Dhuna nuk është iniciuar nga banorët. Banorët kanë qenë brenda dhe gazi është hedhur nga furgonët e policisë. Policia i ka goditur me gurë, i ka hedhur nga tarraca, sot kemi një person që rrezikon të mbetet… Është Artur Muja i kanë thyer kockat e këmbës. Rrezikon të ketë probleme gjithë jetën Ky zotëria këtu është invalid, Gent Alla dhe ja çfarë i akne bërë”, tha ish-deputeti.

Balliu po ashtu tregoi dhe një rast të paprecedentë kur një godinë, gjysmë kishte marrë legalizim dhe gjysma tjetër ishte pa legalizim.  Sipas tij banorët kërkojnë vetëm të dëmshpërblehen dhe nuk janë kundra ndërtimit të Unazës së Re.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga punimet e shkollës "Kajo Karafili" në Shijak, e cila u shkatërrua nga

Edi Rama ndodhet në jug të vendit me pushime, i shoqëruar nga Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Kryeministri Edi Rama reagon pas arritjes se marrëveshjes midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe e konsideruar si historike për

Presidenti Ilir Meta ka shprehur trishtim për ndarjen nga jeta parkohe të Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet

Kopshti i ri Zoologjik është xhevahiri i radhës që do t’i shtohet shumë shpejt Tiranës, si një hapësirë e transformuar, e përkryer për ar

Epiki i mjekëve italianë dhe i Mbrojtjes Civile kanë përfunduar sot misionin e tyre në Shqipëri, ku kanë ofruar eksperiencën e vyer për e

Duke e quajtur "shëmbëlltyrën e asgjësë" për zero reforma e përmirësim në vend, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se kryeministri

Partia Demokratike deklaron bilanci i vetëm i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është 22 km rrugë në 7 vite.

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim ligjin për pronat e paluajtshme.

Për Partinë Demokratike, sektori i turizmit ndodhet në një situatë tepër të vështirë për shkak të pandemisë Covid-19, por edhe nga mosdhë