Një ditë pasi paralajmëroi mundësinë për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike, në një postim në “Facebook”, ish-lideri historik i së djathtës ka postuar një foto në kohën kur ai drejtonte këtë forcë politike.

Ish-kryeministri Berisha e shoqëron foton me mbishkrimin: Një përshëndetje të përzemërt.

Ky mesazh i fortë i liderit historik të PD-së vjen një ditë pasi ai deklaroi “kurrë mos thuaj kurrë”, pasi u pyet a është i gatshëm të kthehet në Krye të PD.