Dita e sotme shënon një javë që nga hyrja në fuqi e ligjit të maskave edhe në ambiente të hapura.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se rastet pas një jave të vendosjes së ligjit, janë rritur ndjeshëm me 48%, teksa ka rikujtuar mendimin e tij se kjo mënyrë nuk është funksionale.

“Pikerisht ne date 14 tetor, nje jave me pare, shenoheshin 203 raste te reja.

Ndersa pas nje jave te detyrimit te maskave e mijra gjobave, rastet kane arritur deri ne 301 raste te reja.

Rritja shkon deri ne 48% !!

Ju thame qarte se maska eshte vetem masa e fundit dhe ka Zero vlere.

Pa testim, gjurmim trajtim, distancim fizik, dezinfektim te gjere dhe pa eficencen maksimale te mjekut te familjes dhe dekoncentrimit te trajtimit drejt spitaleve rajonale maska ishte thjesht maske per te fshehur mosmarrjen e ketyre masave fondamentale”, shkruan Vasili.

Ish-deputeti ka vijuar më tej duke thënë se duhet t’i kthehen gjobat qytetarëve. “I çmenduri tu ktheje parate e gjobave mijra qytetareve, qe i denoi cmendurisht per maskat!”