“Një sulm prej gjarprit në gji”, Nishani reagon për padinë e Ramës ndaj Haradinajt

17/01/2020 - 11:16

Ish-Presidenti, Bujar Nishani ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me padinë e ngritur nga kryeministri Rama, ndaj Ramush Haradinajt.

“Synimi i vërtetë i rilindsit të bllokut famëkeq të Tiranës është ti përçajë shqiptarët në Shqipëri jo thjesht PRO dhe KUNDER Ramush Haradinajt por PRO dhe KUNDER Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës”, shkruan Nishani ndërsa e konsideron padinë një sulm prej gjarprit në gji.

Postimi i plotë:

Padia gjyqësore e Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërise kundër Kryeministrit dhe një prej figurave kyçe të luftës për liri në Kosovë është një sulm prej gjarprit në gji.

Synimi i vërtetë i rilindsit të bllokut famëkeq të Tiranës është ti përçajë shqiptarët në Shqipëri jo thjesht PRO dhe KUNDER Ramush Haradinajt por PRO dhe KUNDER Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës.

Kauza e tij filoserbe është themelimi i urrejtjes institucionale kundër entitetit dhe projektit të Kosovës, shtet i lirë dhe i pavarur.

Në fakt urrejtja e Edi Ramës ndaj asaj pjese të Kombit nuk do të bënte kurrfarë rëndësie nëse ai nuk do të ishte Kryetar i Partisë Socialiste në Shqipëri.

Pikërisht këtë hapsirë synon të shfrytëzojë Edi Rama në kauzën e tij albanofobe.

Por për fatin e tij të keq, Partia Socialiste e Shqipërisë nuk mbart e gjitha këtë fobi antikombëtare të këtij njeriu, e për rrjedhojë kauza e tij mbetet minorancë, por jo pa dëm.

Prej kohësh është qartësuar jo vetëm diferenca midis rilindsve mavi dhe grupimit më të madh të socialistëve si përkatësi politike, por edhe keqpërdorimi vulgar që sekti rilindës i ka bërë shumicës dërrmuese të atyre që besojnë tek modeli i tyre socialist.

Ndaj edhe kjo urrejtje patologjike e Edi Ramës ndaj gjysmës më të margjinalizuar të Kombit mbetet një minorancë mjerane, por jo pa rrezik !

Rreziku është pikërisht i ngjashëm me atë helmin që mund të hedh në çdo moment gjarpri që të rri në gji ! 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Brisida Shehaj duket se do të jetë edhe për pak kohë drejtoreshë e Programacionit në RTV Ora.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur nga Libani për mundësinë që shteti ka për të sjellë fëmijët shqiptarë.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi sfidon hapur maxhorancën, ndërsa thekson se qëllimi i qeverisë është karrigia e pushtetit, që sipas

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për ekonominë.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi shkruan në Facebook se qyteti i Durrësit rrezikon të kthehet në vatër të Covid-19, për

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri e ka konsideruar letrën e opozitës së bashkuar për OSBE/ODIHR të njëanshme e r

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës, Heroin e Popullit, Avni Rustemi, pas vd

Opozita e Bashkuar paraqiti në mbledhjen e Këshillit Politik një kërkesë konkrete për të marrë asistencën e OSBE\ ODIHR për disa çështje

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot zyrat e ISSH në Durrës, ku u informua se institucioni në tërësi ka 104 mijë e 610 aplikime.