Kryeministri Edi Rama ka postuar videon e tërmetit të 21 shtatorit, që la pa shtëpi shumë banorë në disa qytete.

Një vit më pas, Rama publikon videon e shtëpive të rindërtuara. Përmes një njfotimi në rrjetet sociale, Kryeministri lajmëron se 65 familje nga Baldushku, Farku, Petrela, Zall Herri, Kashari, Ndroqi, Vaqarri, Zallbasatri, Përzhida, Pezë, Dajt dhe lagje të Tiranës urbane,  kanë përfituar shtëpitë e re.

“Sot 1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit.

Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi!”, shkruan Rama.

Rrëfimet e disa nga familjeve që kanë marrë shtëpitë e rindërtuara:

Familja Poçi: Kjo është një lumturi shumë e madhe për mua, kjo më mundonte, vetëm shtëpia. Është një gjë që unë nuk e realizoja dot.

Familja Zela: Kisha 17 vite aty, aty rrita fëmijët e mi. Keq më erdhi shumë, tani them që jam e kompletuar.

Familja Lami: Thashë çdo gjë mori fund, unë mendoja se ku do strehohem, ku do të shkoj. Mrekullia e zotit, zoti e hodhi tërmetin, nga zoti na erdhën dhe falë qeverisë së shtetit tonë.

Familja Rrushi: E kishim si ëndërr. Edhe kur erdhën ustallarën që mi sollën këtu ne nuk i besonim.

Familja Neli: Tre ditë edhe tre net thosha o zot është shtëpia ime apo është shtëpi e huaj. Se shihe shtëpinë e vjetër , shihe shtëpinë e re. Jam shumë e gëzuar”, familja Neli.

Familja Aga: Kur hyj e pashë dhomën time, ishte krejt ndryshe nga ajo që kisha. Ishte një dhomë shumë e bukur.

Ndërkohë që vijon ende rindërtimi për shkollat dhe shtëpitë e dëmtuara më 26 nëntor të vitit të kaluar.