Njohja e patentave shqiptare në Gjermani, reagon Rama: Një lajm i mirë …

16/02/2020 - 12:00

Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama bën me dijeni atë që ai e cilëson “një lajm të mirë për miqtë e kësaj faqeje që presin njohjen e patentave të drejtimit të makinave të tyre në Gjermani.”

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, bisedova edhe me Ministrin Federal të Transporteve, i cili më tha, citoj, “Misioni ynë teknik në Tiranë është befasuar nga transformimet që keni kryer në Drejtorinë e Transportit Rrugor, përmes digjitalizimit të shërbimeve! Zgjidhjet e reja digjitale që keni realizuar janë origjinale dhe bindëse për t’i përcjellë Qeverisë Federale një opinion pozitiv”, shkruan Rama.

Më tej shton:

Aprovimi i shumëpritur i njohjes së patentave shqiptare të drejtimit, kalon përmes të 16 parlamenteve të landeve të Republikës Federale të Gjermanisë dhe kjo do të kërkojë pak kohë, por ndërkohë çdo aprovim bën që në landin përkatës njohja të hyjë në fuqi menjëherë. Pak durim tanimë, se provimin e kemi kaluar me sukses dhe ky është një fakt që na inkurajon shumë për vazhdimin e #RevolucionitDigjital2020. Një bravo të madhe ekipit drejtues të DPSHTRRSH që po e transformon çdo ditë atë strukturë nga një vatër korrupsioni legjendar, në një mekanizëm shtetëror në shërbim të qytetarëve. #ShqipëriaqëDuam”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të bërë publik nga kryeministri Edi Rama se disa biznese të caktuara nuk do të paguajnë qira p

Pas reagimit të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka mbi paralajmërimin e PD-së se do të dorëzojë kallëzim penal ndajsaj dhe të gjithë ins

Ministrja Olta Xhaçka i është përgjigjur akuzave të opozitës duke thënë se operacioni humanitar po ndihmon 600 mijë familje shqiptare dhe

Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Arben Kashahu në një deklaratë për mediat tha se lënia jashtë kufijve e qytet

Kryeministri Edi Rama thotë se të gjitha bizneset e vogla, të cilat kanë ndaluar punën gjatë kohës së pandemisë, nuk do të duhet që të pa

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka reaguar sërish pasi kryeministri Edi Rama u përgjigj akuzave të PD-së lidhur me arrestimin e ti

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter sa i përket një deklarate të PD-së sot.

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka thënë se pas deklaratës së Ramës se ai është arrestuar vite më parë në Bolonja të Italisë, këtë

Ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë, kryeministri Edi Rama sot ka njoftuar rifillimin e punës “me pikatore” siç e quan ai, të kanti

Byroja e Kuvendit vendosi përgjysmimin e pagës së deputetëve për një periudhë tremujore