“Nobeli” për adhuruesin e Millosheviçit, reagon ashpër Cakaj: E turpshme

10/10/2019 - 17:32

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reguar ashpër pas vendimit të Komitetit të Nobelit për t’i akorduar këtë çmim për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke.

Ky i fundit është i njohur për mbështetjen e tij të hapur ndaj Sllobodan Millosheviçit. Madje Handke ka qenë dhe një nga personat që ka mbajtur një fjalim në varrimin e atij që njihet në historinë botërore si “Kasapi i Ballkanit”.

Me anë të një postimi në Twitter, Cakaj shprehet i zhgënjyer që ky çmim i është dhënë një personi që ka mohuar genocidin. Madje ai shkon dhe me tej kur e quan “Akt i pakuptimtë dhe i turpshëm, dëshmitarë të së cilit jemi në vitin 2019”.

“Si një njeri i pasionuar me bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, jam i mërzitur nga vendimi për ti dhënë Çmimin Nobel në Letërsi një mohuesi të genocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm” – shkruan Cakaj në Twitter.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkia Shijak u bë sot bashkia e parë, në të cilën do të nisë zbatimi i Programit të Granteve të dëmshpërblimit të banorëve të dëmtuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar qeverinë e re të Kosovës dhe kryeministrin e saj, Avdulla Hoti për marrjen e mandat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se subvencionet e AZHBR-së për fermerët i ka shpërndarë në mënyrë

Kryeministri Rama ka uruar qeverinë e re të Kosovës. Kreu i qeverisë shprehu besimin se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në proc

Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin e Ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Qeveria ka miratuar sot katër vendime për procesin e rindërtimit pas dëmtimeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, në rikonstruksione bane

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmes një statusi në Facebook thotë se kryeministri Rama po bëhet gati të kapë një tjetër instituci

Qeveria ka miratuar sot katër vendime për procesin e rindërtimit pas dëmtimeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, në rikonstruksione bane

Mbledhja e Këshillit Politik e zhvilluar në rezidencën e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim është ndërprerë për disa orë për të rifilluar s

Megjithëse kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kishte kërkuar pëlqimin Presidentit Meta për ligjin e Eurobondit, ky i fundit është shprehu