Ndërsa anëtarësia e Partisë Demokratike voton sot kryetarin, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force, Edvin Kulluri ka bërë të ditur se nuk e ka gjetur emrin në listat e votimit.

Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Kulluri flet për një masakër në partinë më të madhe të opozitës.

“Të dashur miq! Pavarësisht vullnetit të mirë të komisionit zgjedhor të deges së PD nr. 2 Tiranë që më mundësoi votimin, po ju konfirmoj me keqardhje te madhe se nuk e kisha emrin në listen e votuesve te Partise Demokratike!

Pas kesaj masakre zgjedhore brenda partise me te madhe te opozitës, 3 komunistet Lulzim Basha, Gazmend Bardhi dhe Jemin Gjana duhet te zhduken nga pozicionet qe mbajne ne PD! Lufta per demokratizimin dhe reformimin e PD do vazhdoje pa nderprerje deri ne arritjen e qëllimit”, shkruan Kulluri.

Kujtojmë se sipas rregullave të votimit edhe anëtarët që nuk e kanë emrin në listë, por posedojnë kartën e anëtarësimit, mund të votojnë. Gjatë garës për kreun e partisë, Kulluri është parë të mbështesë kandidaten Edith Harxhi.