Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se do t’i propozonte Grupit Parlamentar dhe Forumeve më të larta djegien e mandateve.

Kryemadhi shkruan në Facebook, se beteja e opozitës do të vazhdojë kundër shefit të qeverisë dhe bandave, të cilat sipas saj po terrorizojnë jetët e shqiptarëve.

"Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!", shkruan kryetarja e LSI-së.