Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me nëna, të cilat i kanë fëmijët emigrantë.

Gjatë bashkëbisedimit, nënat treguan eksperiencat e dhimbshme me fëmijët e tyre në emigracion, të cilët nuk i shohin për shumë kohë, mbase dhe për vite me radhë.

Mes të tjerash, ata iu drejtuan Bashës, duke i kërkuar të vetmen gjë, që të bëjë diçka për Shqipërinë, që fëmijët e tyre të mos marrin më rrugët e botës.

Emigracioni në vitet e fundit është shumë i dhimbshëm. Rreth dy vite që djali është larguar pas shumë peripecive, në fakt që për shumë vite, që i vogël, që 16 vjeç ka ndarë kohës mes shkollës, sportit të atletikës ku ishte edhe kampion në fakt, edhe punës. Erdhi momenti këto vitet e fundit që nuk përballohej më edhe tha: do të marr rrugën. Falë Zotit iku edhe do rregullohet atje”, tha Qefsere Deliu.

“Unë jam nënë e dy vajzave. Njëra prej vajzave ka mbaruar gazetari me rezultate të shkëlqyera. Pasi nuk gjeti asnjë mundësi apo alternativë punësimi këtu, u detyrua të emigronte në Amerikë. Më falni! Ajo ka sot dhe një vajzë të vogël, të cilën unë e kam parë vetëm njëherë kur lindi. Pamundësia ekonomike e jona na detyron që t’i qëndrojmë larg. Por e keqja nuk është kjo. Kam vajzën tjetër që ka mbaruar për informatikë ekonomike, dega financë bankë, e cila nuk po gjen alternativë punësimi dhe ajo do të ndjekë hapat e të motrës, do të iki jashtë sepse thotë këtu nuk shih asnjë dritë jeshile. Tani, zoti Basha dua të di kur do të mbarojë ky makth për ne prindërit, sidomos në këtë kohën e pandemisë, se po të mendojmë, se po të na gjejë gjë do të vdesim pa parë fëmijët tanë. Kjo është e keqja më e madhe e popullit tonë, po rrimë larg fëmijëve”, rrëfen me lot në sy Elida Xherahi.

“Edhe unë një familje si të gjithë shqiptarëve, familje e thjeshtë dy fëmijëve të mi kanë mbaruar juridikun, vajza është më e madhe dy vjet se djali, por vajza mbaroi juridikun këtu dhe punonte këtu, në televizion ka qenë në Klan, madje balerinë, ajo të aplikojë mami se mbase më del e drejta e studimit të shkojë të vazhdojë shkollën në Amerikë. Aplikoi dhe fitoi se dhe këtu notat tek Juridiku i pati të shkëlqyera edhe ajo sot ndodhet në Amerikë dhe vazhdon studimet në Manhatan. Kam dhe unë 6 vite që se kam parë”, tha gjatë bisedës me kryetarin e opozitës, zonja Xhuma Kurti.

“Tim shoq vdiq para 7 viteve nga mungesa, nga problemet ekonomike u detyrova që djalin e madh ta çoja jashtë shtetit edhe iku ne Gjermani. Si iku në Gjermani, ashtu punë të zezë më. Ashtu në mënyrë të paligjshme nga Gjermania, bëri dy vjet atje, nga Gjermania iku ne Angli, pa ardhur këtu me e taku. Edhe ashtu, punon, na ndihmon se s’kemi mundësi me I përballu këto kushtet e zoti Rama. Edhe me thënë atë të drejtën, kur vjen darka, kontrolloj telefonin, është future djali në internet, nuk është fut në internet. Po s’qe fut në internet nuk më zë gjumi gjithë natën lëviz a se po të ketë ndonjë problem ndonjë diçka, komplet bosh brenda si nënë. Djali tjetër ka mbaruar shkollën e lartë për emergjenca civile dhe kur u bë tërmeti aplikoi aty te bashkia, donte të shkonte dhe të kontribuonte vullnetar se i vinte keq për ata, e realizuan atë kërkesën nuk ja pranuan. T’i vësh dorë që mos ikin më jashtë, të kthehen e të punojnë për Shqipërinë. Shqipëria bëhet shumë kollaj edhe shumë mirë, në rast se ka një staf që drejton mirë. Me të vërtetë është e shkatërruar, nuk presim buton që të shohim, por ama prej teje kërkojmë thjesht ta fusësh në rrugën e duhur. Edhe po të futet në rrugën e duhur, ata të rinj do e çojnë përpara. Edhe kjo të takon ty. Te ty shohim shpresë, te ty shohim jetën e fëmijëve tanë”, iu drejtua kreut të opozitës, zonja Marjeta Luka.