"Nuk sakrifikohet e ardhmja për kokën e askujt!" Meta: Të gjithë e dinë fatin e pengmarrësit të autobusit!

18/09/2020 - 11:49

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, teksa e krahasoi situatën politike në vend me një pengmarrje në autobus.

Kreu i Shtetit tha para gazetarëve se të gjithë e dinë fatin e pengmarrësit, kur ai nuk pranon të vendosë kontakte dhe të shpëtojë pengjet.

"Qëndrimet e Presidentit kanë qenë të gjitha të qarta, se çfarë do të bëjë mazhoranca, është puna e saj dhe unë s’i pengoj dot të bëjnë vendime të marra. Por që vendi të merret peng dhe e ardhmja evropiane të merret peng për shkak të një bande oligarkësh, banditësh, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Kam qenë dhe kryeministër dhe jam ndeshur me situata të vështira. Ju e dini që kur një person merr peng një autobus, përpiqesh të vendosësh me të një kontakt që të shpëtojnë të gjithë, edhe qytetarët, por edhe pengu mos të ketë fat të keq. Por kur rrezikohen të gjithë qytetarët, pastaj merren vendime të forta dhe askush nuk do ta ketë fajin, nëse do të ketë të zgjedhur që për fatin e tij të sakrifikohet populli. Nuk do të sakrifikohet e ardhmja evropiane e Shqipërisë as për kokën e Metës, as të Ramës apo Bashës, Shqipëria ka qenë përpara nesh dhe do të mbijetojë sërish. Nuk do të ketë lojëra, nuk do të ketë më as marrëveshje kundër zgjedhjeve, është vetëm marrëveshja e 5 qershorit, dhe e vetmja gjë që i shtohet është hapja e listave 100%. Tani do të iki në Dibër, në vendlindjen e Elez Isufit, që gjithë jetën e tij luftoi kundër gjithë pushtuesve dhe ta dinë të gjithë që ky është një vend që pas 25 prillit do iu takojë gjithë qytetarëve shqiptarë dhe kurrsesi një kaste të papërgjegjshme.", tha Meta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar përmes një publikimi në Facebook, lidhur me vendimin e Komisionit të Vlerësimit në PD, për  mos e

Presidenca i është përgjigjur kryeministrit Rama lidhur me çështjen e nënshtetësisë së futbollistit afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina.

Vijojnë retorikat e tensionuara mes Presidentit dhe Kryeministrit.

Deputeti Lefter Koka ka publikuar një foto në rrjete sociale, ku shfaqet së bashku me ish-kryeministrin Fatos Nano. 

Partia Demokratike zbardh listin e kandidatëve të mundshëm që deputetë që u vlerësuan pozitivisht nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatë

Ish-deputeti dhe ish-ministri i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar ne Facebook pas lajmeve të publikuara në media lidhur me një

Opozita e bashkuar me anë të një deklarate të mbajtur sot nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka përshënde

Një ditë pasi Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së përmbylli procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhj

Ish-deputeti Eduard Ndocaj, që u shoqërua sot në polici gjatë aktivitetit të përurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës, është liruar.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar sot nga afër njësinë 3, zonë në të cilën janë kryer punime në 38 rrugë si Rr.