Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga shqiptarët në Londër ku ndodhet sot për një vizitë zyrtare.

Dega e Partisë Demokratike në kryeqytetin britanik e mbështetur edhe nga shqiptarë që jetojnë e punojnë atje janë mbledhur fillimisht para hotelit ku qëndroi kryeministri e më pas edhe në sallën ku zhvillohej takimi ku Rama do të marrë pjesë ditën e sotme.

Videot me thirrjen "Rama ik" janë shpërndarë nga kreu i PD-së në Londër, Naim Hasani. Ndërsa në një video tjetër është momenti kur kryeministri Rama del nga makina dhe një person i thërret "O mashtrues", "Albanian mafia".