Presidenti Ilir Meta thumbon kryeministrin Edi Rama me një batutë të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Meta ka postuar një fotografi të vjetër, ku shfaqet krah Ramës gjatë fushatës së 2013-ës dhe e ironizon ish-aleatin në koalicionin qeveritar duke thënë se s’pranon dekoratën “Urdhri i Skënderbeut”.

“O Zot ç'më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t'i jap "Urdhrin e Skënderbeut", ky kërkon vetëm "Urdhrin e Tao-Spiropalit"!”, shkruan Meta.

Ditën e djeshme, gjatë një konference për media, presidenti Meta tha se do ta nderojë kryeministrin Rama me dekoratën e lartë “Urdhri i Skënderbeut”, nëse hapen negociatat me BE-në.