Oketa thirrje ish-funksionarëve të PD-së: Të bashkohemi që të bëjmë të mundur rotacionin politik

27/09/2019 - 10:36

Ish-zv/kryeministri, Gazment Oketa i bën thirrje të gjithë ish-funksionarëve të lartë të Partisë Demokratike të bashkohen në mënyrë që të bëjnë të mundur rotacionin politik.

Në një intervistë për ABC News, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është i bindur që një bashkim i kontributeve të opozitës, intelektualëve dhe qytetarëve do të bëjnë të mundur që demokratët të vijnë sërish në pushtet.

Gazment Oketa vendosi të thyejë vendimin e tij dhe u kthye një vit më parë në shtëpinë e tij të parë politike. Ish-zv/kryeministri, aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i bën thirrje të gjithë ish-funksionarëve të lartë demokratë të rikthehen për ta bërë sërish fituese forcën e tyre politike.

Partinë Demokratike e këshillon të aktivizojë funksionarët e saj të lartë për të negociuar me ish-funksionarët e saj, duke e parë si jofunksionale ftesat mediatike. Ftesën e ka edhe për ish-kryetarin e forcës së tij politike, Bamir Topi aktualisht kryetarin e Frymës së Re Demokratike.

Zgjidhjen e krizës politike e sheh vetëm te dialogu, ndërkohë që ka bindjen se e bashkuar opozita është fituese përballë një qeverie të tillë. Opozita e bashkuar është në fazën finale të përgatitjes së një platforme për daljen nga kriza ku demokratët do të japin alternativën e tyre qeverisëse përballë shqiptarëve./ABC News Albania

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rudina Hajdari, bashkëkryetarja në komisionin e reformës zgjedhore, ka deklaruar se mazhoranca dhe opozita jashtë parlamentare kanë arrit

Pas dekretimit të tre ligjeve të mazhorancës, Presidenti Ilit Meta ka vendosur të kthejë për shqyrtim në Kuvend ligjin për "Aktivitetet e

Pas përfundimit të takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim theksoi se diskutimi ishte fokusuar tek e ardhmja

Duke folur pas takimit me ambasadoren amerikane në vendin tonë, kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar se Reforma Zgjedhore do të përfun

Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë folur pas tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zg

Në mbledhjen e Këshillit Politik këtë të martë palët kanë rënë dakord për disa çështje.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim pritet të zhvillojë një takim me kryedemokratin Basha në selinë blu në orën 14:30.

Presidenti i Ilir Meta ka dekretuar ditën e sot shpalljen e tre ligjeve të qeverisë, atë për lejet e mjedisit, për mbrojtjen e mjedisit d

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar paraditen e sotme me bizneset në njësinë 5 në Tiranë.

Tryeza e reformës zgjedhore mësohet se ka pranuar një nga propozimet e opozitës.