Oketa tregon pse u largua nga partia e Bamir Topit dhe u rikthye në PD

29/10/2020 - 21:42

Ish-ministri demokrat, Gazmend Oketa, i ftuar në Çim Peka LIVE, shpjegoi sërish se përse u largua nga Partia Demokratike në fillim. Sipas tij, krisja e parë ndodhi me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Më pas kishte momente të tjera, që sollën edhe ftohjen drejt largimit.

“Gjithsesi, metri që duhet të masë çdo politikan duhet të jenë qëndrimet e tij dhe parimet për të cilat është angazhuar në politikë,” tha ai.

I pyetur se përse u largua nga partia e zotit Bamir Topi, ai shpjegoi largimin dhe rikthimin në PD.

“Unë, faktikisht u largova nga angazhimi politik tërësisht pas zgjedhjeve të vitit 2017. E kisha biseduar edhe më parë që angazhimi im politik do përfundonte.

Rikthimi në PD nuk ka ardhur thjesht si insistim apo kërkesë e imja, por edhe si pjesë e asaj hapje apo bashkëpunimi të PD, jo vetëm me zotin Oketa, por edhe me individë të tjerë.

Unë e mbylla angazhimin tim politik, por ndjeja një angazhim moral për të rinjtë dhe të rejat e angazhuar për të djathtën, qoftë në PD apo FRD. Doja që të vazhdonin rrugën e tyre në politikë.

Në bisedime me ta, nisën edhe diskutimet për një riangazhim timin. Unë nuk jam në garë me askënd. Nuk i kam garat me bërryla. Mesazhi për të rinjtë në politikë është që të jenë vetvetja, të mos jenë as si unë, as si të tjerët,” tha Oketa.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Moderatori dhe gazetari i njohur Sokol Balla ka kërkuar mbrëmjen e djeshme që kryeministri Edi Rama të shkarkojë kryebashkiakun socialist

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u regjistruan 19 viktima nga koronavirusi, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka uruar Mimi Kodhelin një ditë pas emërimit të saj si nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka organizuar një tryezë me mjekët që po përballen me COVID-19 si dhe për të sqaruar akuzat e tij ndaj qeveris

Ministrja e Mbrojtjes i është përgjigjur përmes një deklarate akuzave demokratëve se ministrja Xhaçka ka përdorur helikopterët e Forcave

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Policinë e Shtetit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ditën e sotme, mori pjesë në takimin e rëndësishëm online, në lidhje me negociatat ndër

Partia Demokratike ka denoncuar se ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka po përdor buxhetin e shtetit për arsye personale.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se qeveria ka tre skenarë për zhvillimin e procesit mësimor dhe aktualisht janë në skenarin e parë.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë pjesëmarrjen e presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi në di