Olladashi: Koalicioni Rama-Meta rikthyen partinë e punës

12/07/2013 - 14:19

Kandidati për kreun e PD-së vijon takimet 

PESHKOPI, 12 korrik 2013 - Peshkopia ishte ndalesa e radhës e kandidatit për kreun e PD-së Sokol Olldashi. Në disa takime në këtë zonë ai tha se koalicioni Rama-Meta rikthyen partinë e punës. Parlamenti i ri do të ngjajë me një qeli paraburgimi me 30 deputetë socialistë me precedentë penalë-deklaroi Olldashi

Kandidati për kreun e PD-së Sokol Olldashi akuzoi Ramën nga Peshkopia për politikë destructive dhe tha se me konfigurimin e ri në Parlament, rrezikon ta kthejë këtë institucion në një qeli paraburgimi me 30 deputetë socialistë me precedente penale.

Koalicioni “Rama-Meta” është sipas Olldashit kthim tek Partia e Punës.

“Rikthimi në 1 Prill i Ilir Metës dhe Edi Ramës bashkë nuk është gjë tjetër veçse rikthimi i Partisë së vjetër. U rikthyen tek partia mëmë dhe ne kemi domosdoshmërisht nevojë që ti godasim, sic kemi goditur Partinë mëmë në vitet 90. Edi Rama i 24 Qershorit është i njëjti i 22 Qershorit. Eshtë një prototip politik që kur ka qënë në pushtet ka prodhuar korrupsion, abuzivitet, klientelizëm. Është një prototip politik që në 8 vjet si lider i opozitës u pasqyrua të jetë vetëm një politikan destruktiv dhe së fundmi në listën e paraqitur për deputet ka bërë dicka të pa hasuar më parë jo vetëm në politikën shqiptare, po kudo: një kriminalizim i skajshëm i forcës politike që drejton. Janë 30 njerëz me precedent Brenda listave të Partisë Socialiste dhe jo më Brenda listave, por Brenda Parlamentit të Shqipërisë. Dhe Parlamenti i Shqipërisë nuk është qeli paraburgimi, nuk është vendi ku rrinë horrat dhe kriminelët”.

Me demokratët në Burrel dhe në Bulqizë, ai foli për aksionin opozitar të përqëndruar në mbrojtjen e administratës dhe mbrojtjen e biznesit nga taksa progressive e Rames dhe të ashtuqajturin “blloku e Ilir Metës të Metës”. Në akudër të ristrukturimin e Partisë Demokratike, Olldashi kërkoi kthimin e aktivistëve të Partisë në një institucion të mirfilltë, duke sjellë në vemendje se gjatë qëndrimit në mazhoracë PD zbehu lidhjen me militantët . 

“Instanca më e rëndësishme në Partinë Demokratike , nëse ne duhet të rikthehemi shpejt në shumicë duhet të jetë anëtari I thjeshtë I Partisë, militanti, të cilit nuk I dimë emrin. Nëqoftëse, ne nuk institucionalizojmë anëtarin e Partisë si hallkën më të rëndësishme tonën, do të kemi problem serioze”.

Gara brenda Partisë Demokratike-deklaroi Olldashi ne bashkëbisedimet me strukturat e demokratëve në Qarkun Dibër, është një process që duhet të fokusohet më shumë në ringritjen e Partisë Demokratike, e cila sic tha ai, ka bilancin e arritjeve më të suksesshme ne vend këto 23 vite.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputetja e PD Grida Duma ka ndarë me publikun një pjesë të përjetimeve të saj nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi një pjesë të mirë

Banorët në Laç kanë denoncuar tek Kryetari i Partisë Demokratike diskriminimin e tyre nga qeveria dhe bashkia, duke i lënë ata pa strehim

Pas akuzave të ngritura paraditen e sotme nga Partia Demokratike, e cila denoncoi se 3 bonuse qiraje ishin dhënë për familjen e Armand Ba

Pas lëshimit të 17 urdhër arresteve, dhe 9 të ndaluarve në Durrës, në kuadër të hetimet që po kryhen për tërmetin e 26 nëntorit, ka ardhu

“Sipas drejtuesve te policise dhe prokurorise ne Durres ; pas “nje pune intensive, dy javore” u gjenden dhe “fajtoret” e katastrofes.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa deklaron se për zbukurimin e qytetit të Durrësit janë harxhuar 42 mijë euro ndërkohë që Mitrov

Kryeministri Edi Rama ishte në Laç, ku inspektoi zonën pas tërmetit të 26 nëntorit.

Endrit Braimllari, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, ka akuzuar Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, si përgjegjës të drejtpërdrejtë për

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke bërë një inspektim për banesat e shembura në Qerret, ai është shprehur se grupet vlerësuese

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme një listë ku tregon se sipas kësaj force politike, qeveria po i diskriminon ata banorë që n