Olldashi në Koplik: PD duhet të nxisë mekanizmin e karrierës në parti

10/07/2013 - 19:09

TIRANË, 10 korrik 2013 - "Partia Demokratike duhet të nxisë karrierën brenda jetës së saj politike për të shmangur demotivimin e aktivistëve të saj", deklaroi sot në Koplik, Sokol Olldashi, gjatë fushatës për zgjedhjen e Kryetari të ri të Partisë Demokratike. 

Në bashkëbisedim me strukturat e Partisë në Malësinë e Madhe, Olldashi theksoi rëndësinë e ndërtimit të një baze të dhënash për kontributet e militantëve partiakë. 

"Ne kemi nevojë që strukturën e PD-së ta zhdërvjelltësojmë, tashmë jemi në opozitë. Nuk kemi më strukturë partie dhe strukturë admninistrate, kemi vetëm strukturat partiake të PD-së. Dhe çdo lëvizje e jona, cdo energji e jona duhet të përqëndrohet vetëm në strukturën e PD-së. Por kjo strukturë ka nevojë për disa përmirësime dhe përmirësimi bazik i saj ka të bëjë me inventarin e potencialit njerëzor", u shpreh Olldashi. 

Ai tha se "ne kemi nevojë që këtë palcë ta njohim emër për emër dhe ditë për ditë aktiviteti, sepse vetëm në këtë mënyrë, ne mundemi të jemi të drejtë , të dijmë cilët anëtarë kemi, cfarë kanë prodhuar dhe si u jemi përgjigjur ne atyre". 

Ndërkohë në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në Vau-Dejës, Sokol Olldashi deklaroi se me një përmirësim solid të strukturave të partisë dhe një aksion të fortë opozitar, Partia Demokratike do të rikthehet forcë e parë politike në vend, në përballjen e parë elektorale. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta u përgjigj me batutë, kur në emisionin "Opinion" u pyet se kur do të dekretonte një datë të re zgjedhjesh për Shkodr

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, iu është bashkuar reagimeve pas betimit të anëtares së re Gjykatës Kushtetuese Arta Vorpsi pranë një

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar betimin e Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese pranë një notereje, pasi pr

Ka përfunduar në këto momente mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila u mbajt sot pas dekretimit nga Kreu i Shtetit të Marsida Xhafe

Vetëm gjatë këtij viti nga kontrolli mjekësor bazë, 8.6% e 411 mijë qytetarëve që e kanë kryer check-up, kanë rezultuar me diabet dhe 14.

Partia Demokratike ka njoftuar përmes një deklarate se Gjykata ka shfuqizuar të tjera gjoba që Bashkia e Tiranës kishte vendosur për prot

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk pranoi të komentojë vendimin e Arta Vorpsit për t’u betuar te noterja

Ditën e nesërme Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme plenare për Marsida Xhaferllarin, e cila një ditë më parë u dekre

Nga qyteti i Sarandës kryedemokrati Lulzim Basha, iu premtoi bizneseve se nëse PD fiton, nuk do të ketë më taksidarë që mbijnë nga mëngje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pasi Arta Vorpsi u betua te noterja si gjyqtare e Gjykatës Kush