Olldashi në Përmet-Gjirokastër: Biznesi i kërcënuar nga taksa progresive e Ramës dhe blloku i Metës

11/07/2013 - 14:57

TIRANË, 11 korrik 2013 - Kandidati për kryetar të PD, Sokol Olldashi ka kryer takime me bazën e PD në Gjirokastër dhe Tepelene duke dhënë disa mesazhe. 

Olldashi në Gjirokastër: PD, konsulencë juridike për të mbrojtur administratën nga agresioni politik i Ramës

Sokol Olldashi deklaroi nga Gjirokastra se Partia Demokratike do të hapë zyrat e konsulencës juridike për të mbrojtur administratën publike nga agresioni politik i Edi Ramës. Në prezantim të platformës së tij elektorale për drejtimin e Partisë më të madhe të qendrës së djathtë në Shqipëri, Olldashi u përqëndrua tek veprimi opozitar , për të shkurtuar kohën politike të së majtës. 

“Thirrjet që po bën Edi Rama për gjoja aplikime CV-sh në PS, nuk janë asgjë tjetër, veçse paralajmërimi i parë për masakrën administrative që ata kanë ndërmend të bëjnë. Dhe ne duhet të jemi të pergatitur për këtë. Përpara se socialisti i parë, të hyjë në zyrën më të parë të shtetit. Ne duhet të kemi ngritur në të gjitha degët e Partisë Demokratike, zyrat e konsulencës për të gjithë administratën, në mënyrë që ta mbrojmë atë, ti ofrojmë ndihmë juridike dhe ta shpëtojmë, jo për ti përdorur si top politik. Por sepse administrata është një vlerë, është një aset kombëtar që nuk duhet lejuar të masakrohet”. 

Gjatë bashkëbisedimit me strukturat e Partisë Demokratike në Tepelenë, kandidati për drejtuesin e ardhshëm të PD-së, Sokol Olldashi reagoi ashpër ndaj kërcënimeve që iu bënë me sms, Njazi Kosovrastit, përfaqësuesit të Partisë Demokratike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve . Olldashi tha se aksioni opozitar duhet të jetë i paekuivok për të rrëzuar në përplasjen e parë elektorale, mazhorancën e inkriminuar të Edi Ramës. 

“Edi Rama është i njëjti prototip politik qe ka prodhuar korrupsion, abuzivizëm, klientelë politike dhe kërcënimi që iu bë Njazi Kosovrastit, përfaqësuesit të Partisë Demokratike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, nxori në sipërfaqe fenomenin e ri të PS-së, atë që ne kemi paralajmëruar gjatë gjithë fushatës që brenda listës së Partisë Socialiste janë të paktën 30 njerëz me precedent të fortë kriminalë. Pra ka një fenomen të kriminalizimit të Partisë Socialiste dhe të grupit të saj parlamentar”. 

Duke folur për projektin e tij për ringritjen e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi rikonfirmoi aplikimin e një pakete praktike në terren, me rregulla statutore të kristalta për motivimin e anëtarësisë dhe përcaktimin e qartë të konturit politik të PD-së, për t’u shndërruar në shtëpinë e vetme të opozitarëve. 

Olldashi në Përmet: Biznesi i kërcënuar nga taksa progresive e Ramës dhe blloku i Metës

Kandidati për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi deklaroi se bisnesi është i kërcënuar nga dy agresorë, taksa progressive dhe blloku I Ilir Metës. Këtë deklaratë Olldashi e bëri në takimin që zhvilloi me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në Përmet, gjatë turit të tij në Jug të vendit,për të prezantuar projektin e tij për kryesimin e partisë Demokratike. 

“Ne duhet të marrim në mbrojtje biznesin, i cili shumë shpejt do të gjendet në mes dy agresioneve: nën aggression e taksës progresive të Edi Ramës dhe nën agresionin e bllokut të Ilir Metës, sepse pasi shpenzoi në fushatë, ai do ti nxjerrë prapë ato para.Ne duhet të bëhemi përfaqësues të të gjithë korpusit opozitar, i cili do të gjejë tek ne mbrojtjen, shpresën dhe aleatin e vet natyral”. 

Në takimin me strukturat e PD, në Memaliaj , Sokol Olldashi foli për kandidimin e tij për në postin e Kryetarit të Partisë Demokratike. Olldashi e vlerësoi procesin zgjedhor ‘një anëtar, një votë’ si një standard të vendosur nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili drejtoi këtë strukturë gjigante politike në misione historike: në rrëzimin e komunizmit, rrëzimin e korrupsionit dhe shumë shpejt tha Olldashi, PD do të rrëzojë edhe murin e kriminalitetit politik të Edi Ramës. 

“Fakti që anëtarësia e Partisë do të zgjedhë mënyrën sesi do të drejtohet , në një të ardhme të afërt, kjo strukturë gjigante, është për tu vlerësuar maksimalisht. Kjo forcë është ndërtuar për të fituar. Kjo forcë është themeluar për të rrëzuar muret e komunizmit. Ne kemi rrëzuar në 2005 muret e korrupsionit. Ne jemi të destinuar të rrëzojmë sa më shpejt të jetë e mundur, murin e krijuar mes kriminalitetit politik dhe parave të pista”. 

Sokol Olldashi u ndal edhe në paketën për ristrukturimin e Partisë , një format organizimi që do të rivitalizojë jetën politike brenda forcës më të madhe të së djathtës në vend. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta u përgjigj me batutë, kur në emisionin "Opinion" u pyet se kur do të dekretonte një datë të re zgjedhjesh për Shkodr

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, iu është bashkuar reagimeve pas betimit të anëtares së re Gjykatës Kushtetuese Arta Vorpsi pranë një

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar betimin e Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese pranë një notereje, pasi pr

Ka përfunduar në këto momente mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila u mbajt sot pas dekretimit nga Kreu i Shtetit të Marsida Xhafe

Vetëm gjatë këtij viti nga kontrolli mjekësor bazë, 8.6% e 411 mijë qytetarëve që e kanë kryer check-up, kanë rezultuar me diabet dhe 14.

Partia Demokratike ka njoftuar përmes një deklarate se Gjykata ka shfuqizuar të tjera gjoba që Bashkia e Tiranës kishte vendosur për prot

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk pranoi të komentojë vendimin e Arta Vorpsit për t’u betuar te noterja

Ditën e nesërme Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme plenare për Marsida Xhaferllarin, e cila një ditë më parë u dekre

Nga qyteti i Sarandës kryedemokrati Lulzim Basha, iu premtoi bizneseve se nëse PD fiton, nuk do të ketë më taksidarë që mbijnë nga mëngje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pasi Arta Vorpsi u betua te noterja si gjyqtare e Gjykatës Kush