Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar lidhur me publikimin e opinionit paraprak të Komisionit të Venecias, mbi çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe atyre në Kodin Zgjedhor.

Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Balla thotë se të dhënat e tekstit konfidencial që u është dërguar palëve janë shpërndarë nga presidenti dhe opozita, ndërsa shprehet se nuk do të bejë asnjë koment mbi opinionin.

“Është për të ardhur keq që opozita presidencialo-demokratikase permes portaleve të saj besnike, shpërndan të dhëna nga teksti konfidencial i Venecias! Jo vetëm kaq por edhe përhap tym përmes tyre. Venecia është e kthjellët dhe ne nuk do të bëjmë asnjë koment ne respekt te rregullit te konfidencialitetit, por mbetemi gjithnjë besimplote qe kthjelltësia e Venecias do te garantoje qe e verteta te jete e kthjellet per cdo qytetar qe nuk lexon permes syrit famekeq te Saliut, Lulit dhe Ilir Metes”, shkruan Balla.

Kujtojmë se edhe më herët mazhoranca dhe vetë Kryeministri Rama ishin shprehur se opinioni i komisionit të Venecias nuk do të ndryshojë asgjë në vendimet e miratuara.