Opinioni i Venecias, opozita: Konfirmoi se Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje të Kushtetutës

14/10/2019 - 15:29

Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucionin e Presidentit të Republikës.

Komisioni i Venecias konfirmoi se Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka kryer asnjë shkleje të Kushtetutës dhe se iniciativa qeveritare për shkarkimin e tij bie ndesh me Kushtetutën.

Opozita e Bashkuar vlerëson rolin e Presidentit të Republikës, të konfrimuar edhe nga Komisioni i Venecias, se, me anullimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Presidenti ka ndjekur një qëllim legjitim për të shmangur konfliktet e mundshme sociale dhe për të mbrojtur demokracinë në vend.

Komisioni i Venecias pohon se qeveria e Edi Ramës nuk ka ndjekur rrugën kushtetuese për kundërshtimin e Dekreteve të Presidentit. As Qeveria dhe as Parlamenti monist nuk kanë sfiduar përpara asnjë gjykate Dekretet Presidenciale. Kjo nënkupton se Dekretet e Presidentit për anullimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve janë edhe sot në fuqi.

Votimet moniste të 30 Qershorit, të mbajtura pa Dekret të Presidentit të Republikës, janë jo vetëm antikushtetuese, por një akt i paprecedentë në historinë e 30 viteve demokraci. Ky akt është një hap i madh prapa, që bie ndesh me vlerat dhe strandardet europiane.

Opinioni konfirmoi edhe njëherë se qëllimi i vetëm i Edi Ramës është kapja e të gjitha pushteteve, rrënimi i shtetit ligjor dhe parimit të ndarjes e balancimit të pushteteve, me qëllimin e vetëm të mbrojtjes së krimit dhe korrupsionit qeveritar.

Edi Rama është konfirmuar si Kryeministri i vetëm në Europë që, pasi kontrollon politikisht Parlamentin, prokurorinë, gjykatat, ekonominë, pushtetin lokal, po tenton të kapë politikisht edhe institucionin e Presidentit.

Opinioni Final i Komisionit të Venecias rrëzon propagandën e Edi Ramës për shkarkimin e Presidentit, propagandë e cila mbahet në këmbë nga një komision parlamentar me mision të dështuar antikushtetues.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një risi interesante ka nisur të aplikohet në zyrat e bashkisë së Shijakut, ku kreu i saj Elton Arbana, do të ndajë me stafin njohuritë e

Pas më shumë se 3 muajsh pushim, Ulsi Manja ka thirrur këtë të hënë në orën 14:00 mbledhjen e Komisionit Hetimor për  Presidentin Ilir Me

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është përfshirë në debatin për listat e hapura.

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, përmes një postimi në Facebook, shkruan se e drejta e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, për

Ndryshe nga se thotë Ministria e Financave, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu thotë se vlerësimi i fundit i Moody’s për Shqipërinë t

Është kthyer në një traditë tashmë për Kreun e Shtetit Ilir Meta të vizitojë trojet shqiptare. Ashtu ka bërë edhe këtë fundjavë.

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar sërish pasi Ministria e Ekonomisë dhe Financave tha se pavarësisht dy goditjeve të njëpasn

Sipas ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qendrueshë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm me një shprehje të ish-presidentit të SHBA-së, Ronald Regan.

Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjencisë prestigjioze Moody’s Investors Service ku analizon ekonominë e Shqip