Deputetët e opozitës kanë vijuar sot bllokimin e punimeve të Komisioneve Parlamentare duke  e cilësuar të pavend vijimin e seancave normale në një kohë që janë publikuar fakte serioze për vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm.

Në Komisionin e Ligjeve ka vijuar debati i fortë duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ata akuzojnë Xhafajn se ka ndërhyrë në nenin 491/f për të shpëtuar vëllanë nga gjykimi dhe dënimi në Itali.

Sipas një vendimi të grupit parlamentar të së hënës, deputetët e PD do të jenë të pranishëm në të gjithë komisionet parlamentare dhe do të bëjnë të njëjtën gjë për të mos lejuar vijimin normal të punës.