"Opozita nuk do të kthehet në Kuvend pa u bërë vettingu i politikanëve," ka deklaruar kreu i PD-së Lulzim Basha, gjatë një takimi me strukturat e partisë në Berat.

Basha akuzoi qeverinë dhe politikanët e saj si të lidhur me krimin dhe me afera korruptive. Sipas tij, vendi ndodhet në situatë të vështirë, dhe nisur nga kjo, opozita nuk do të bëjë asnjë kompromis me krimin dhe kriminelët që janë në Kuvend. 

"Gjendja ku ndodhet vendi është një thirrje për PD, për të shpalosur platformën tonë. E para dhe më e rëndësishme, kjo nuk ka asnjë lloj kompromisi. Nuk bëhet asnjë kompromis pastrim i i politikanëve nga kuvendi që janë të lidhur me krimin. Kthimi në Kuvend me politikanët e lidhur me krimin, nuk ka dhe nuk do të ketë. Zgjidhja është para jush. Pika e dytë e opozitës është se nuk do të ketë më trajtim preferencial për politikanët. Nëse duam zgjidhje institucionale, është miratimi i Vettingut dhe shporrja e politikanëve mafioz nga Kuvendi dhe bashkitë. Ata që bëjnë pakt për vota me kriminel, do përfundojnë në burg Dekriminalizmi i zgjedhjeve nis me ndëshkimin e krimit elektoral, Edi Rama futi duart në zgjedhjet dhe këtë e dinë të gjithë si ne dhe miqtë ndërkombëtar", deklaroi Basha.