Opozita dorëzon kërkesën për ekspertizën e OSBE-ODIHR-it

18/09/2020 - 13:14

Anëtarët e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili përmes një letre publike kanë dorëzuar kërkesën për të marrë ekspertizën e OSBE-ODIHR, , pasi ky i fundi rikonfirmoi gatishmërinë për të dhënë asistencë ndaj tyre.

Kjo kërkesë vjen pasi ky institucion ndërkombëtar rishprehu gatishmërinë për të dhënë ndihmesën e saj.

LETRA E PLOTË

Drejtuar: Këshillit Politik

Të nderuar kolegë,

Këshilli Politik është ngritur dhe funksionon mbi bazën e Marrëveshjes Politike të 14 Janarit 2020 dhe në themel të tij ka konsensualitetin. Zbatimi i plotëdhe joselektiv i kësaj marrëveshje garanton githëpërfshirjen në realizimin e një Reforme Zgjedhore konsensuale. Nëse palët nuk i qëndrojnë marrëveshjes dhe i imponojnë njëra-tjetrës akte të njëanshme, Këshilli Politik e humbet funksionin e tij.

Marrëveshja e 14 Janarit 2020 përmban një klauzolë themelore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve. Sipas kësaj klauzole, në rast mosdakordësie për çështje të caktuara, do të kërkohet opinioni dhe asistenca nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kjo pikë përcakton qartë që në Këshill kriteri themelor është konsensusi dhe se çdo zgjidhje duhet te jetë e pranueshme nga palët. Kjo klauzolë mundëson marrjen e opinionit dhe ndihmës së specializuar mbi çështjet e debatuara përpara se ato të draftohen bashkërisht me konsensus.

Partia Socialiste propozon ndryshimin e mekanizmit të garimit zgjedhor dhe tëformulës përkatëse që kthen votat në mandate, e që përfshin edhe koalicionet. Ky propozim i njëanshëm, ështëi papranueshëm për Opozitën, sepse ai ndryshon rregullat bazë të garimit dhe shpërndarjes së mandateve të mbledhura në garën zgjedhore, pa shkak të ligjshëm dhe vetëm 4 muaj para fillimit të regjistrimit të subjekteve zgjedhore. Duke qenë se Presidenti i Republikës ka dekretuar datën e zgjedhjeve dhe procesi zgjedhor ka filluar, kjo përbën ndryshim të rregullave në mes të procesit zgjedhor.

Argumenti i Partisë Socialiste se ndryshimet e njëanshme kushtetuese të 30 Korrikut, diktojnë ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor në lidhje me formulën e koalicioneve dhe atë të shpërndarjes së mandateve, është tërësisht i pabazë. Këto ndryshime nuk kanë hequr nga Kushtetuta koalicionin si formë organizimi politik në garën zgjedhore. Kjo formë vazhdon të mbetet në fuqi në Kushtetutë. Formulimet e Kodit Zgjedhor nëfuqi, përfshirë ato të dakordësuara mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 dhe të miratuara më 23 Korrik, janë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe standartet e OSBE-së dhe Këshillit të Europës.

Meqë mazhoranca kërkon të ndryshojë rregullat pa shkak të ligjshëm dhe në mënyrë të njënashme dhe ky propozim nuk pranohet nga Opozita, për shkak se bie ndesh me standartet e OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës, ndodhemi përpara një mosdakordësie. Rrjedhimisht, sipas Marrëveshjes së 14 Janarit të nënshkruar nga të dy palët, Këshilli Politik duhet të kërkojë paraprakisht opinionin e ekspertëve të OSBE/ODIHR-it dhe tëpranojë asistencën e tij. Publikisht, OSBE-ODIHR ka rikonfirmuar gatishmërinë për të dhënë ekspertizë për Këshillin Politik, me qëllim gjetjen e një zgjidhje tëpranueshme.

Për këtë qëllim, në përputhje me pikën 2, paragrafi i tretë, të Marrëveshjes për kornizën e bashkëpunimit për Reformën Zgjedhore të 14 Janarit 2020, në emër të Opozitës kërkojmë që Këshilli Politik t’ikërkojë zyrtarisht OSBE/ODIHR-it asistencë për gjetjen e njëzgjidhje tëpranueshme për palët, në përputhje me standartet e OSBE-ODIHR dhe Këshillit të Europës për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Opozita është e gatshme të japë kontributin e saj për dërgimin pa vonesë të kërkesës për asistencë, në mënyrë që Këshilli Politik të përmbushë në kohë detyrën e tij.

Me respekt,

ANËTARËT E KËSHILLIT POLITIK, Përfaqësues të Opozitës së Bashkuar Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar përmes një publikimi në Facebook, lidhur me vendimin e Komisionit të Vlerësimit në PD, për  mos e

Presidenca i është përgjigjur kryeministrit Rama lidhur me çështjen e nënshtetësisë së futbollistit afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina.

Vijojnë retorikat e tensionuara mes Presidentit dhe Kryeministrit.

Deputeti Lefter Koka ka publikuar një foto në rrjete sociale, ku shfaqet së bashku me ish-kryeministrin Fatos Nano. 

Partia Demokratike zbardh listin e kandidatëve të mundshëm që deputetë që u vlerësuan pozitivisht nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatë

Ish-deputeti dhe ish-ministri i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar ne Facebook pas lajmeve të publikuara në media lidhur me një

Opozita e bashkuar me anë të një deklarate të mbajtur sot nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka përshënde

Një ditë pasi Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së përmbylli procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhj

Ish-deputeti Eduard Ndocaj, që u shoqërua sot në polici gjatë aktivitetit të përurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës, është liruar.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar sot nga afër njësinë 3, zonë në të cilën janë kryer punime në 38 rrugë si Rr.