Opozita e bashkuar pritet të mblidhet sot në qytetin e Durrësit duke bojkotuar sërish seancën e Kuvendit.

Nga ana tjetër, maxhoranca pritet të rrëzojë sot në Parlament ligjin për tatimin mbi të ardhurat, ligj i kthyer nga Presidenti Meta, duke e arsyetuar me uljen e barrës fiskale për lojërat e fatit, duke kujtuar se në këtë mënyrë do të stimulohej më shumë kjo industri.

Kjo është seanca e tretë e Kuvendit për këtë sesion që opozita e bojkoton në shenjë rezistence kundër krimit, që sipas saj ka mbështetjen e qeverisë.

Më herët opozita është mbledhur në qytetin e Shkodrës dhe të Elbasanit, ndërsa edhe sot Lulzim Basha pritet të flasë nga qyteti bregdetar i Durrësit për aksionin opozitar si dhe vettingun në politikë.