Në protestën e opozitës, e cila është paralajmëruar në datën 17 janar nuk do të mungojnë as të rinjtë nga LRI.

Një pjesë e tyre janë mbledhur sot në selinë e LSI-së, ku deputetja Floida Kërpaçi u ka shprehur se të gjithë duhet ta ngrenë zërin ndaj atyre që u shkelin të drejtat për të folur dhe për të kërkuar zbatim të ligjeve në vend.