Partia Demokratike ka bërë të ditur se në tubimin e sotëm janë nisur drejt Tiranës rreth 65 mijë protestues.

Sipas informacioneve nga degët e saj, ata do të marrin pjesë në protestën përpara Kryeministrisë, e cila do të nisë për pak minuta.

Sipas PD, parashikimet për pjesëmarrjen në protestë janë disi më të larta se ajo e 25 majit, ku llogariteshin rreth 62 mijë protestues nga rrethet, pa llogaritur qytetarët e qarkut të Tiranës, të cilët, sipas strukturave organizative të Partisë Demokratike, janë zemra e protestës.

Kërkesa kyçe e protestave të opozitës është largimi i Kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Qarku Durrës – 9850 qytetarë

Qarku Kukës – 4100 qytetarë

Qarku Shkodër – 9600 qytetarë

Qarku Dibër – 3550 qytetarë

Qarku Lezhë – 7400 qytetarë

Qarku Korçë – 4600 qytetarë

Qarku Berat – 3050 qytetarë

Qarku Fier – 5800 qytetarë

Qarku Gjirokastër – 2400 qytetarë

Qarku Elbasan – 8200 qytetarë

Qarku Vlorë – 5250 qytetarë