Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar komentet e kryeministrit Edi Rama për programin e opozitës.

Manjani shkruan në Facebook se argumenti i Rilindjes është qesharak për faktin se Rama nuk erdhi në pushtet me program, por me një palë tuta dhe me një tepsi virtuale.

POSTIMI I PLOTË

Argumenti me qesharak që propaganda përdor kundër Opozitës është:

“ata skanë program”.

A thua se Rilindja erdhi e vetme në pushtet me program…

Harruat si u bë Kryeministër Edvini?! Me një palë tuta dhe me një tepsi virtuale…

Madje tha vetë në tekst në Opinion me duar lart: “nuk kam program”!