Opozita thërret protestën e radhës ditën e enjte në orën 9:30 përpara Parlamentit gjatë kohës kur ky i fundit do të mblidhet në seancë plenare. Pas përcaktimit nga Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit që seanca e radhës të zhvillohet ditën e enjte në orën 10:00, opozita ka njoftuar vijimin e aksionit të saj përmes protestave, ku e radhës do të jetë pikërisht më 21 mars përpara godinës së seancave plenare.

Kjo do të jetë hera e katërt që mbledhja e deputetëve në seancë parlamentare shoqërohet me protestë të thirrur nga opozita, herë përmes grumbullimit të qytetarëve jashtë ambientit të Parlamentit, apo përmes simbolikave të shpalosura gjatë zhvillimit të seancës parlamentare.