Përplasja, Naço: Mungoj unë dhe KLD fut në rend dite emërime gjyqtarësh

11/07/2014 - 11:47

Tiranë, 11 korrik 2014  – Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shfrytëzuar mungesën e ministrit të Drejtësisë Nasip Naco në mbledhjen që pritet të mbahet sot në orën 15:00 për të futur në rendin e ditës edhe emërime gjyqtarësh. Akuza është bërë nga vetë ministri Naço, i cili sqaroi për mediat se i kishte kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë të shtynte këtë mbledhje për shkak të axhendës së tij, kërkesë e cila nuk është pranuar nga ky institucion.
 
Sipas ministrit Naço kjo nuk është situatë e panjohur për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ai thotë se edhe në raste të tjera është shfrytëzuar mungesa e tij për të futur në rend dite çështje të tjera.
 
Në orën 15:00 KLD pritet të mblidhet për masë disiplinore nga 3 gjyqtarëve. Bëhet fjalë për gjykatësin e Pukës. Shtjefën Lleshi, dhe gjyqtarët e Elbasanit, Bujar Musta dhe Ilir Pashjan.
 
Këto masa disiplinore, të kërkuara nga ministri i Drejtësisë Nasip naco ishin edhe në mbledhjen e një jave më parë të KLD-së, por u shtynë. Mbledhja do të zhvillohet sërish me dyer të mbyllura, pavarësisht se ministri Naco e ka vlerësuar këtë fakt si mungesë transparence.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E ftuar në emisionin “5 Pyetje me Babaramon” kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se i gjithë aksioni i opozitës në vitin 2019 nuk

Sikurse ishte njoftuar, dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për Reformen Zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari i jane drej

Pas votimit të Artur Metanit si kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, ka reaguar Partia Demokratike.

Milva Ekonomi është zgjedhur nga Kuvendi si drejtuese e Komisionit të Ekonomisë.

Kuvendi ka zgjedhur në seancën e parë plenare për vitin 2020 kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Pak para nisjes së seancës parlamentare, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar rreth tenderit që Ministria e Brendshme i ka dhënë bashkëshortes së Agim Kajmaku

Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka një thirrje për ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka tha se është i gatshëm të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër në mënyrë që kjo

Në një deklaratë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi që kryeministri Edi Rama të merret si i pandehur për foton