Përurohet terminali i ri doganor, Berisha: Opozita, alternativë kaosi

14/05/2013 - 12:55

TIRANE, 14 maj 2013- Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka inauguruar ditën e sotme terminalin e ri të doganës Vorë-Rinas. Gjatë fjalës së tij, Berisha e vlerësoi partneritetin me sektorin privat si gjenerator për ekonominë e vendit. 

“Ne besojmë në filozofinë tonë. Liria e tregut, iniciativa e lirë e individit është themeli i mirëqenies. Ne kemi ndërmarrë reforma të thella fiskale, ka qenë një guxim i madh nga ana e punonjësve të sistemit doganor.

Po një fakt është i pamohueshëm që pothuajse është se çdo hap që kemi bërë drejt lirisë suaj në pamje të parë do të sillte ulje por ka sjellë rritje sepse liria juaj ekonomike ka krijuar të ardhura më të mëdha”, tha Berisha.

Më tej ai sulmoi edhe një herë tjetër opozitën duke thënë se alternativa e saj është një alternativë kaosi, e cila sipas tij, sjell rrezik të madh për biznesin. 

“Alternativa tjetër është alternativa e kaosit. Një ditë thotë do të vë taksën progresive dhe kur reaguam thotë se do ta vëmë atë për të ardhurat personale. Njësoj është.

Taksa progresive është armiqësi për biznesin. Një ditë tjetër thotë do heq taksën për biznesin e vogël ka taksën më të vogël në Europë.

Ideja për të ngushtuar bazën e pagesave të taksave është kriminale për një ekonomi. Është ide për të shembur ekonominë. Në çdo vend që i beson ekonomisë sociale zgjerohet baza e taksës. Nëse i sheh ti biznesmenët si kundërshtarë, ti rrënon vendin sepse nuk është ky vend i sektorit publik të prodhimit, por i sektorit privat të prodhimit”, shtoi kryeministri.

Gjithashtu kreu i qeverisë i kërkoi administratës së doganave të tregojë më shumë transparencë dhe shërbime më të mira për biznesin.

“Ju ftoj ju që së bashku të bëjmë gjithçka që tu shërbejmë edhe më mirë biznesit, që të jemi më transparent ndaj tyre pasi ky është një partneritet i mrekullueshëm dhe i tillë duhet të jetë në të gjithë veprimtarinë tonë”, shtoi kryeministri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti Bardh Spahia ka reaguar pas Ministria e Financave ka bllokuar buxhetin për Bashkinë e Shkodrës.

Presidenti Meta pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, z.Peter Zingraf, pasuesi i Susanne

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar aplikacionin "Stop informalitetit", i vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë nga qeveria, në kua

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në Facebook një videomesazh ku sipas tij tregohen vjedhjet që janë bërë nga kryeministri Edi Rama

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka reaguar pas raportit të Baselit, i cili e rendiste Shqipërinë mes 40 vendeve kryesore të pastrimi

Kryeministri Rama ka publikuar mesditën e sotme një postim të shkurtër të shoqëruar me foto për punimet që po kryhen tek shëtitorja “Taul

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pasi maxhoranca i dha dritën jeshile këshillit të bashkisë Shkodër.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka nisur protestën në qytetin e Shkodrës.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, shprehet se është në detyrë deri ditën që kryetari i ri i bashkisë do të bëjë betimin.