Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku do dalë sot para gjykatës për t'u përballur me padinë e kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave se kompanitë me lidhje kriminale po pastrojne paratë e krimit.

Senaca e parë gjyqësore ndaj Tabakut do mbahet mesditën e së mërkurës, rreth orës 13:00, në Gjykatën e Tiranës.

Tabaku ka akuzuar familjarët e Ramës dhe personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar qëniesh njerëzore dhe lëndësh narkotike për lidhje me kompanitë e lojërave të fatit.