Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratë së kryeministrit Edi Rama për pagesën e energjisë eletrike.

Më herët, Rama u shpreh në mbledhjen e qeverisë se qytetarët duhet të shpenzojnë më pak dhe energjinë elektrike ta paguajnë, ose u priten.

Ndërkohë, ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri shprehet se Rama i vendos njerëzit në pamundësi ekonomike mes dy zgjedhjeve, të paguajnë energjinë elektrike ose të vdesin në të ftohtë dhe nga uria.

Pampuri thekson se pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të gjithë qytetarët në pamundësi ekonomike janë të mbrojtur nga Kushtetuta dhe ligji.

Reagimi: 

Edi Rama i vendos njerëzit në pamundësi ekonomike mes dy zgjrdhjeve: të paguajnë energjinë elektrike ose të vdesin në të ftohtë dhe nga uria.

Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të gjithë qytetarët në pamundësi ekonomike janë të mbrojtur nga Kushtetuta dhe ligji!

Kushtetuta dhe ligji e thonë qartë: Qeveria e ka DETYRIM LIGJOR të ndihmojë më të varfërit me gjithçka ka në dorë!

Është e pafalshme kur paguan në 1 ditë 22 milionë euro për 4 kompani ndërtimi, dhe nga ana tjetër nuk siguron bukën e gojës, ujë dhe drita për ata që nuk kanë mundësi të punojnë për shkak të masave të jashtëzakonshme.

Edi Rama të mos shpërdorojë paratë me tendera korruptive dhe të panevojshëm, si këto të datës 19 Mars, por t’u vijë në ndihmë të pamundurve. E ka detyrim ligjor!