Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nisjen e një aksioni për legalizimin e portaleteve online nga diskutimi për Paketën Antishpifje.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB.

"Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër, uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë", shkruan kryeministri.