"Pakti për Universitetin", PD: Shfaqje e shëmtuar, s'përmbushen 8 kërkesat e studentëve!

18/01/2019 - 16:43

Partia demokratike ka cilësuar prezantimin e "Paktit për Universitetin" nga kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij, si një shfaqje e neveritshme.

Në një dalje për mediat, deputetja Albana Vokshi tha se pakti nuk pëmbush kërkesat e studentëve, të cilat sipas saj Rama ka dështuar t’i plotësojë.

DEKLARATA E PLOTË

Përpjekjet e Edi Ramës për të mashtruar studentët dhe për ti përcarë ata, janë të dënueshme, por edhe revoltuese.

Shpalosja e të ashtuquajturit, “Pakti për Universitetet”, ishte një shfaqje e shëmtuar e paaftësisë politike, propagandës së neveritëshme që kërkon të mbulojë të vërtetën.

Së pari: Pakti nuk përmbush kërkesat e studentëve.

Së dyti: Paketa për Universitetin, shpalosur nga Rama, është antiligjore. Shkel në shumë nene ligjin aktual të Arsimit të Lartë.

E treta: shkel autonominë e institucioneve të arsimit dhe lirinë akademike që sanksionohet në Kushtetutë.

Le ti marrim me rradhë didsa prej kërkesave të studentëve me të cilat Rama ka dështuar ti plotësojë, pavarësisht se po përpiqet të vazhdojë ti mashtrojë studentët.

Kërkesa e parë: Rritja e buxhetit e arsimit me 5 % të GDP,  me qëllim sigurimin e cilësisë së mësimdhënies si dhe përgjysmimin apo uljen e tarifave.

Është një kërkesë e paplotësuar e studentëve.

E para: sepse buxheti që kërkohet nga studentët, është 5 %. Nëse do ti referohemi grafikut, aktualisht Rama ka alokuar për arsimin, duke përfshirë të gjitha nivelet e arsimit, vetëm 313 milion euro, ndërkohë që kërkesa e studentëve është 702 milion euro për të arritur në nivelin 5 %.

Pra, duket qartë që kemi buxhet të munguar. Pra, kjo është kërkesë e paplotësuar nga Rama për studentët.

Kalojmë tek pjesa e dytë e kërkesës së parë për rritjen e buxhetit 5 %, që është përgjysmimi i tarifave: Aktualisht, Rama ka alokuar në buxhetin e vitit 2019-të, 64.5 milion euro. E ka alokuar këtë buxhet përpara se sa studentët të ngriheshin në protestë, ndërkohë që e pranuar edhe nga ministri Ahmetaj, në mënyrë që të përgjysmohen tarifat apo të jepen bursa studentët nga familje në nevojë, të verbër, para dhe tetraplegjikë, pra një serë kategorish, e gjithë kjo paketë përgjysmimi apo dhëniesh bursash kërkon rreth 2 miliard lekë të reja, që do të përkthehet ndryshe 16 milion euro.

Nëse do ti referohemi edhe njëherë se ku shkojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë, fare mirë ky grafik na e ilustron (tregon grafikun në ekran). Për të plotësuar kërkesën e studentëve, për përgjysmim apo për zerim të tarifave, kërkohen 16 milion euro, por Rama nuk i ka këto 16 milion euro.

Pra, Rama po mashtron! Pse?! Sespe këto para të taksapaguesve shqiptarë, kanë shkuar për luksin e Ramës dhe të qeveritarëve: 14.5 milion euro shkojnë në buxhet për luks, dhe sikurse ju jeni në dijeni 105 milion euro shkojnë për koncensione abuzive dhe të panevojshme.

Vetëm për shendetësinë, në koncensione Rama ka alokuar 33 milionë euro.

Kjo është arsyeja që nuk ka para në buxhetin e vitit 2019-të për të plotësuar kërkesën e parë të studentëve.

Kërkesa nr 1 e studentëve për buxhet 5 % dhe për përgjysmim tarifash është e paplotësuar.

Pika tjetër e kërkesës së parë, është përmirësimi i kushteve të konvikteve. Sot vijoi nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, mashtrimi për eshtjen e konvikteve. Veliaj edhe sot nuk hoqi dorë nga zaptimi i hapsirave të universiteteve, vetëm e vetëm për arsye të pastra fitimi dhe për arsye klienteliste.

Vetëm për këto arsye, Veliaj nuk po i kthen terrenet e zaptuara, që i takojnë studentëve dhe pedagogëve dhe sot nuk dha asnjë arsye se pse nuk po i kthen hapsirat e zaptuara. Për më tepër dua këtu të cilësoj, që pavarësisht se shfrytëzohen këtohapsira prej mëse dy vitesh, asnjë qindarkë nuk shkon për përmirësimin e kushteve të konvikteve, kushtet e studimit dhe të jetesës së studentëve.

Nëse i referohemi kërkesës së dytë të studentëve: Transparencë nga ministria për buxhetin e arsimit dhe institucioneve të arsimit të lartë, publikimi të bëhet i të gjitha shpenzimeve online. Partia Demokratike mendon që modeli i propozuar me VKM nga Edi Rama nuk ka asnjë të ngjashëm në rajon apo në BE. Sepsë të gjitha informacionetd he të dhënat mund të bëhen fare mirë publike në faqen e institucioneve të arsimit të lartë dhe nuk ka nevojë për një portal të veçantë qeveritar. Për më tepër transparenca është detyrim kryesor themelor për çdo institucion, si për qeverinë ashtu edhe për institucionet e arsimit të lartë. Rama përsëri ka bërë një shou dhe nuk na ka treguar asgjë të re.

Rama propozon krijimin e strukturës për kontrollin e transparencës për arsimin e lartë. Është anti ligjore. Ndërkohë që ligji e ka të përcaktuar saktë se çdo ankesë e studentëve i kalon komisionit të Etikës. Pra Rama në këtë mënyrë po mundohet të verë nën kontroll çdo strukturë të intitucion të arsimit të lartë duke i shantazhuar me struktura paralele antiligjore.

Nëse kalojmë tek kërkesa e tretë e studentëve e cila kërkon rritjen ga 10 në 50 % të peshës totale të votës së studentëve, Rama ka firmosur një urdhër për ngritjen e grupit ndërinstucional të punës dhe hartimin e modelit të statutit për për institucionet publike të arsimit të lartë, por referuar nenit 33 të ligjit nëse Rama firmos këtë urdhër, është haptazi një shkelje e autonomisë. Njëkohësisht është imponim i qeverisë për të rregulluar jetën e universiteteve.

Dua të kujtoj këtu edhe rastin e kthimit mbrapsht të rrëzimit të statutit të Universitetit të Tiranës, formë presioni e Ministrisë së Arsimit ndaj universitetit të Tiranës. Përmes këtyre përcaktimeve, qeveria po merr tërërsiht në dorë jetën universitare.

Kërkesa e katërt, rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjaturave, me anë të një VKM-je kërkon kontrollin e cilësisë që mbivendos në të njëjtin kohë Kodin e Etikës në Univeristet duke shkelur rëndë nenin 44 të ligjit të arsimit të lartë. Nëse i referohemi arkivit dixhital të doktoraturave që ka propozuar Rama nuk ka asnjë buxhet në buxhetin e arsimit të lartë të planifikuar për Arkivin, burimet njerëzore të trajnuara për këtë qëllim.

Nëse i referohemi modelit antiplagjaturë është model i paaplikuar askund dhe në shkelje të ligjit. Ministria e Arsimit smund të bëjë kontrollin për plagjaturat. Është detyrim ligjor. Ministria e ka regjistrin e titujve shkencorë. Nuk ka shpikje të re dhe qeveria vetëm duhet të mundësojë vendosjen e aparaturës antiplagjaturë në institucionet e arsimit të lartë dhe vetë institucionet duhet të kryejnë kontrollin antiplagjaturë.

Nëse Rama e ka seriozisht pjesën e kontrollit për plagjaturën, në radhë të parë Rama sot duhet të mbajë qendrim publik të hapur të rasteve të publikuara për Gjylametin, për Demon, për Kodhelin, për Manasterliun dhe disa deputetë të tjerë të maxhorancës.

Kërkesae e 5-të e studentëve mbi këshillat studentorë është kërkesë e papërmbushur. Bordet e administrimit do vijojnë të jenë me të njëjtin përbërje si më parë. Rama premtoi se do të shkarkonte anëtarët e qeverisë në borde dhe pse sot Rama nuk i ka shkarkuar anëtarët e qeverisë në bordet administrative? Sepse neni 50 i ligjit nuk e lejon që ti shkarkojë. Ato duhet ti shkarkojë nëse kanë shkelur ligjin, janë të paaftë apo të japin dorëheqjen.

Pika 6, pajisja e studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-2019. Tek kjo pikë dua të ndalem pasi rama dhe Nikolla kanë kryer një shkelje të rëndë ligjore. Kanë shkelur nenin 100 të ligjit për arsimin e lartë i cili detyronte që brenda majit 2016 duhet të ishin nxjerrë të gjitha aktet nënligjore për pajisjen me akrtë të studentëve. Kush mban përgjegjësi për shkeljen e nenin 100?! Kush mban përgjegjësi për të gjitha kostot financiare, morale të studentëve duke i detyruar qindra studentë të lënë arsimin e lartë por edhe familjet e tyre të futen në borxhe?!

Pika 7-, ndërtimi i bibliotekave me standard europiane deklarimi i Ramës është jo serioz dhe antiligjor. Antiligjore është përkëthimi në gjuhën angleze. Lista me literatrë të propozuar nga qeveria është shkelje e hapur e lirisë akademike dhe është paralajmërim i një tjetër afere korruptive. Në përputhje me programin mësimor të dërguar nga ministria është pedagogu që dërgon listën.

Pika 8 dhe e fundit, vlerësimi i performancës i mësimdhësies dhe kërkimit shkencor të pedagogut, ka të bëjë me kodin e cilësisë që është një nga nenet e shkelura nga ministria Nikolla.

Si përfundim, Është e qartë se kërkesat e studentëve nuk janë përmbushur. Arsimi nuk është një çështje prioritare dhe nuk ka qënë në vëmëndje të Edi Ramës dhe nuk do të jetë edhe në vitet në vijim. Grafiku që ju shihni të pasqyruar tregon se jo vetëm buxheti për arsimin është ulur që nga viti 2013 por do vazhdojë të ulet deri në vitin 2021.

Pas më shumë se 30 ditësh në protestë, studentët e dinë fare mirë se arsimi me Edi Ramën kryeministër nuk ka të ardhme! Alternativa e Partisë Demokratike është zgjidhja reale, pa propagandë dhe shumë konkrete me problemet të arsimit të lartë!

Dukë mbështetur plotësisht protestën e studentëve, Partia Demokratike garanton se me të marrë drejtimin e qeverisjes së vendit, ne do të shfuqizojmë ligjin për arsimin e lartë, do të dyfishojmë buxhetin për arsimin, duke synuar tejkalimin e buxhetit prej 5 përqind të prodhimit të brendshëm bruto. Arsimi është prioriteti numër një për Partinë Demokratike dhe ne kemi vullnetin për ta zhvilluar atë!  

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i është bashkuar thirrjes së Lulzim Bashës për djegien e mandateve.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Bardh Kadilli, ka reaguar për atentatin e rëndë në Vlorë ku dy persona mbetën të vdekur dhe nj

PDIU ka mbështetur propozimin e kreut të PD-së për djegien e mandateve.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së kryedemokrati

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reagur për protestën e opozitës së bashkuar, e cila u zhvillua dje përballë godinës së

Në 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të rrallë me komandantin legjendar, Adem Jash

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se do t’i p

Pak përpara se kryedemokrati, Lulzim Basha të deklaronte se do të kërkojë djegien e mandateve të opozitës nga grupi parlamentar, kryemini

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se do i propozojë grupit parlamentar djegien e mandatave parlamentare si një mesazh i qartë

Ish-ministri i Drejtësi Ylli Manjani, ka reaguar pas arrestimeve që policia ka bërë për personat, që sipas saj shfaqën akte dhune në prot