Pakti për Universitetin, Rama: Karta e studentit do të ketë 40 shërbime

19/04/2019 - 11:53

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e Sondazhit Kombëtar të Studentëve mbi cilësinë e mësimdhënies në kuadër të Paktit të Universitetit.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri ka thënë se shumë prej pikave të këtij pakti që u hartua pas protestave të studentëve, janë plotësuar ndërsa të tjera ende janë në zhvillim.

Rama u ndal tek karta e studentit, që u prezantua pak ditë më parë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Sipas Kryeministrit Rama, karta e studentit do të shpërndahet fillimisht në Tiranë brenda muajit Maj dhe do të përmbajë 40 shërbime, të cilat do të shtohen me kalimin e kohës.

“Angazhimet e marra në dokumentin e Paktit për Universitetin janë ndjekur dhe po ndiqen me seriozitet dhe sot po t’i shikojmë të gjitha pikat jemi në kushtet kur një sërë aspektesh janë adresuar dhe disa aspekte të tjera po adresohen. Faktikisht kemi bërë realitet disa zotime kryesore dhe po bëjmë realitet disa zotime të tjera. Sot jemi në situatën kur ne po vendosim disa piketa. E kemi nisur këtë rrugë nga një situatë xhungle në Universitet me një numër skandaloz Universitetesh të licencuara pa asnjë kriter, thithnin para pa fund dhe faktikisht jepnin mbrapsht diploma pa asnjë vlerë. Kemi vendosur disa rregulla të reja.

Ligji për arsimin e lartë po funksionon dhe po na jep mundësinë t’i adresojmë këto aspekte të tjera, ashtu sikundër ndërveprimi me studentët po funksionon. E fundit ishte para pak ditësh, karta e studentit, që do të fillojë të shpërndahet në Tiranë brenda muajit Maj. Fillon me 40 shërbime, por është një instrument në zhvillim. Një element pozitiv i kartës që do të zhvillohet në të ardhmen e afërt, është përfshirja e sipërmarrjes private në angazhime konkrete për t’i shërbyer studentëve. Për çdo nevojë për informacion kemi një sistem komunikimi online të çdo studenti me qeverinë me një dritare të dedikuar në platformën “Shqipëria që Duam”, u shpreh Kryeministri Edi Rama. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një pjesë e madhe e mediave shqiptare po tallen me veten dhe ndjekësit e tyre duke trajtuar seriozisht një fabul banale që duhet të zinte

Kryeministri Italian Xhuzepe Conte ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri, ku u prit nga homologi i tij Edi Rama.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover.

Këshilltarja për Integrimin Evropian e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Ilda Zhulali tha sot në një intervistë për “News24” se Komis

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka reaguar sërish për lëvizjet e bëra te grupi demokrat në Kuvend, ku Korab Lita u zyrtarizua një dit

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, priti sot në takim shefen e misionit të OSBE-ODHIR në Tiranë, Audre

Kryeministri Edi Rama në një video mesazh në Facebook ka folur për vendimin për çeljen e negociatave.

Presidenti Ilir Meta nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë që ka për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndaj edhe në këtë përvjetor të këtij

Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka shprehur mirënjohje për qëndrimin e Gjermanisë sa i takon pozicionit të saj për çelj