Edhe nënkryetari i PD-së dhe ish-deputeti i Durrësit, Edi Paloka ka reaguar sot lidhur me punimet që po kryhen aktualisht në rrugët kryesore të qytetit bregdetar.

“Betoni i Gjushit vazhdon te shtrihet ne sheshe e te ngrihet ne kulla!”, shkruan Paloka krahas lajmit të publikuar nga “DurrësLajm”, të cilin e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë që më 7 janar Paloka u zyrtarizua si drejtues politik i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë për “DurrësLajm” më herët nënkryetari i PD-së tha se ndryshimi duhet të fillojë pikërisht nga Durrësi “për shkak se qytetarët e tij kanë qenë nën pushtetin e krimit dhe korrupsionit, që në fakt është i vetmi pushtet i ushtruar nga “Rilindja” në keto 8 vite”.