Paloka: Dyshja Rama-Meta synojnë kontrollin e AMA

07/05/2014 - 11:26

·        Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, Paloka, denoncon ndërprerjen e paligjshme të mandatit të kreut të AMA-s, për interesa klienteliste

Tiranë, 7 maj 2014 – Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka kundërshtoi sot vendimin për të shpallur vakant postin e kreut të AMA-s, ndërsa akuzoi qeverinë për kontroll të këtij institucioni. 

“Dyshja Rama-Meta shpalli dje në Komisionin e Edukimit dhe Medias, pa praninë e opozitës, hapjen e garës për postin e kryetarit te Autoritetit të Medias Audiovizive, megjithëse mandati ligjor i tij mbaron në vitin 2016. Ky vendim u paralajmërua që në programin e qeverisë që Edi Rama lexoi në Kuvend në shtator të vitit të shkuar. Ky vendim u materializua edhe me dy amendamentet Peza, të depozituar në nëntor e dhjetor 2013 dhe që synonin ta bënin AMA-n një institucion të njëanshëm të kontrolluar nga mazhoranca krejt ndryshe nga institucioni i balancuar që ishte krijuar me konsensusin PD - PS përmes ligjit të miratuar në legjislaturën e mëparshme. Reagimi publik e opozitar por edhe komentet e Komisionit Europian dhe të OSBE-së se nuk mund të ndërpritet mandati i titullarit të autoritetit të pavarur, si dhe që çdo ndryshim duhet bërë ne konsensus me opozitën, e detyruan dyshen Rama-Meta të tërheqë amendamentet. Por jo të tërhiqet nga makutëria”,- tha Paloka. 

Sipas tij, Rama e Meta janë të detyruar nga babëzia e klientëve të tyre që po imponojnë monopole të rrezikshme mediatike. 

 

Deklarata e plotë e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka

Dyshja Rama-Meta shpalli dje në Komisionin e Edukimit dhe Medias,  pa praninë e opozitës, hapjen e garës për  postin e kryetarit te Autoritetit të Medias Audiovizive, megjithëse mandati ligjor i tij mbaron në vitin 2016.

Ky vendim u paralajmërua që në programin e qeverisë që Edi Rama lexoi në Kuvend në shtator të vitit të shkuar. Ky vendim u materializua edhe me dy amendamentet Peza, të depozituar në nëntor e dhjetor 2013 dhe që synonin ta bënin AMA-n një institucion të njëanshëm të kontrolluar nga mazhoranca krejt ndryshe nga institucioni i balancuar që ishte krijuar me konsensusin PD - PS përmes ligjit të miratuar në legjislaturën e mëparshme.

Reagimi publik e opozitar por edhe komentet e Komisionit Europian dhe të OSBE-së se nuk mund të ndërpritet mandati i titullarit të autoritetit të pavarur, si dhe që çdo ndryshim duhet bërë ne konsensus me opozitën, e detyruan dyshen Rama-Meta të tërheqë amendamentet. Por jo të tërhiqet nga makutëria.

Atë që nuk qenë në gjendje ta bëjnë ballazi me ndryshim ligjor e bënë nga deriçka, duke detyruar nëpunësit e Kuvendit të mohojnë dokumentet e firmosura më parë prej tyre, e te pohojnë nën presion se samari fluturon, e se mandati i kryetarit të AMA-s ka vite qe ka mbaruar. Babëzia e Rama-Metës në fakt është babëzia e klientëve të tyre mediatike të cilët po imponojnë monopole televizive dhe dopjo çmime  për kartat dixhitale që u shiten shqiptarëve.  Akti i dyshes Rama-Meta, do t’i kushtojë qytetarëve shqiptarë dhe xhepave të tyre, pasi ata apo favorizojnë krijimin e një monopoli  të rrezikshëm mediatik. Opozita nuk e njeh për të ligjshëm këtë veprim të Ramametës dhe do ta kundërshtojë atë me çdo mënyrë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rudina Hajdari, bashkëkryetarja në komisionin e reformës zgjedhore, ka deklaruar se mazhoranca dhe opozita jashtë parlamentare kanë arrit

Pas dekretimit të tre ligjeve të mazhorancës, Presidenti Ilit Meta ka vendosur të kthejë për shqyrtim në Kuvend ligjin për "Aktivitetet e

Pas përfundimit të takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim theksoi se diskutimi ishte fokusuar tek e ardhmja

Duke folur pas takimit me ambasadoren amerikane në vendin tonë, kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar se Reforma Zgjedhore do të përfun

Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë folur pas tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zg

Në mbledhjen e Këshillit Politik këtë të martë palët kanë rënë dakord për disa çështje.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim pritet të zhvillojë një takim me kryedemokratin Basha në selinë blu në orën 14:30.

Presidenti i Ilir Meta ka dekretuar ditën e sot shpalljen e tre ligjeve të qeverisë, atë për lejet e mjedisit, për mbrojtjen e mjedisit d

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar paraditen e sotme me bizneset në njësinë 5 në Tiranë.

Tryeza e reformës zgjedhore mësohet se ka pranuar një nga propozimet e opozitës.