Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas sqarimit publik të Ministrisë së Brendshme për dy urdhrat e dhënë nga zv/ministri Sandër Lleshit.

"Dhe ne që kishim dyshime se Lleshi i Ramës nuk do ishte efektiv në detyrën e tij të re…", shkruan Paloka me ironi në Facebook.

POSTIMI I PALOKËS

Dhe ne qe kishim dyshime se Lleshi i Rames nuk do ishte efektiv ne detyren e tij te re…

Ne vetem tre dite pune, tre levizje te bujshme;

Diten e pare nxorri urdher qe administrata te mos pij kafe.

Diten e dyte urdheroi policine qe te merret me plehrat (jo ato te krimit por me lekurat e bananave qe hedhin qytetaret)

Diten e trete nxorri sqarim per urdherin e dites se pare.

Neser pritet te nxjerre sqarim per urdherin e dites se dyte.

Po diten e peste?