Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në Ditë e Re në RTV Ora, u shpreh se Rama bëri ligj për ta marrë tokën e Teatrit për t’ia dhënë privatit dhe do të bënte edhe nja 6 kulla.

Paloka shtoi se në shembjen e Teatrit u përdorën forca policia të armatosura me automatik.

“Me Teatrin u ndërthurën disa ndjeshmëri. Për disa kishte vlera si monument kulture, për disa të tjerë si histori e artit shqiptar. Të gjitha këto u shembën brenda natës me urdhrin e dy kriminelëve ordinerë se duan të fudsin në xhep disa miliona. U shkel ligji.

Rama bëri ligj për ta marrë tokën e Teatrit për t’ia dhënë privatit dhe do të bënte edhe nja 6 kulla. Sot kemi edhe një situatë akoma më absurde. Deri dje kishte korrupsion duke i falur tokën publike Fushës, sot është akoma më rëndë, Teatrin i bie që ta ndërtojmë ne dhe ai do të vazhdojë të bëjë kullat. Kullat korruptive do të bëhen dhe lekët e Teatrit do të bëhen me lekët tona.

Këtu kemi një akt korruptiv duke sulur policinë e shtetit, si një bandë të armatosur me automatik. U përdor RENEA që përdor kundër terrorizmit. E sulën tek Teatri. Policët me uniforma dhe pa numra identifikimi. Policia nuk mund të ndërhyjë para orës 5 të mëngjesit”.