Pranë banorëve të Shkozës në mbështjetje të tyre, kanë shkuar ditën e sotme deputetët e PD-së. Edi Paloka i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të tregohet njerëzor me qytetarët që i dhanë votën, jo si armik.

MESAZHI I PALOKES

“Këtu sikur jemi në ndonjë vend që është në mesin e një lufte. Lufta është mes kësaj qeveri dhe banorëve jo vetëm të Shkozës, por të gjitha atyre që e besuan Edi Ramën dhe i dhanë votën. Kështu është kur i beson Edi Ramës. Ai po iu merr shpirtin atyre që e votuan.
Jemi këtu për të sensibilizuar opinionin dhe për t’i bërë thirrje Edi Ramës mos u sill si armik me qytetarët e tu, bëhu njerëzor! Shiko çfarë po bën. Janë qindra familje që po nxjerr me fëmijët jashtë. Nuk janë të ngujuar sepse ashtu ua ka qejfi por se iu premtua gjatë fushatës elektorale nga njerëzit e qeverisë se shtëpitë e tyre do legalizohen dhe kompensohen por sa erdhën në pushtet kjo është përgjigjja e Edi Ramës. Shteti nuk është aty për t’i marrë shpirtin të pamundurve por për t’i ndihmuar”, deklaroi Paloka.