Sipas nënkryetarit të Partisë Demokratike Edi Paloka, kryeministri dhe prokurorja Arta Marku duhet të ishin në burg.

Në një postim në Facebook, Paloka kujton deklaratat e kryeministrit për ekspertizën e zërit të Agron Xhafajt.

POSTIMI I PALOKËS

Rama bëri ekspertizën e zërit të Agron Geron Xhafajt dhe vendosi që nuk ishte i tij.
Rama ka parë dhe kamerat e komisariatit të Fushë Krujës dhe vendosi që Balla dhe Rraja nuk kanë qenë në komisariat.
Rama dhe Arta Marku duhet të ishin në burg vetëm për këtë, po ndërkohë njëri është në krye të qeverise e tjetra në shërbim të tij në krye të Prokurorisë.