Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar mbrëmjen e sotme se PD nuk do t’i njohë zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas tyre janë bërë manipulime dhe parregullsi në këtë proces.

Ndër të tjera Paloka ka komentuar edhe situatën e zgjedhjeve, para gjatë dhe pas votimeve.

Paloka tha se në SPAK janë tre personazhe, ku njërit prej tyre, Altin Hajri i kanë liruar pronën (referuar kompleksit Golden), të cilët janë në kërkim për vrasje dhe sipas tij ishte baza e PS, ku bëheshin dhe takimet  e socialistëve.

“Tre personazhe janë në SPAK dhe njërit prej tyre i kanë liruar dhe pronën Altin Hajri, në kërkim për vrasje e për pengmarrje ishte baza e PS-së. Të gjithë takimet e Ardian Çelës, Vangjush Dakos dhe PS bëheshin aty. Takimet i bënin pas orës policore pasi Dako nuk dite publikisht se kishte probleme me ambasadën amerikane. Kjo është prova e asaj që po them unë një javë pas zgjedhjeve atij i lirohet hoteli. Si këto dhe të tjerë Duka ka qenë i pari që denonconte abuzimin me blerjen e votës”, u shpreh Paloka në ABC news.