Panariti: Shqiptarët të marrin drejtimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut

12/07/2020 - 15:46

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, përmes një postimi në Facebook, shkruan se e drejta e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, për të patur kandidatët e tyre për drejtimin e qeverisë dhe të shtetit, është e padiskutueshme.

Sipas Panaritit, është koha për hapin e madh, që shqiptarët të marrin drejtimin e qeverisë në Maqedoni.

Statusi i Panaritit: 

E drejta e Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, për të patur kandidatët e tyre për drejtimin e qeverisë dhe të shtetit, është e pa diskutueshme! Shqiptarët janë kombësi shtetformuese në Maqedoninë e Veriut, për këtë arsye e drejta e tyre për të patur kandidatë për krerët e shtetit dhe të qeverisë është e padiskutueshme. Shqiptarët drejtojnë Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe mbajnë poste të rëndësishme në qeverinë e vendit. Është koha për hapin e madh, që shqiptarët të marrin drejtimin e qeverisë. Këtu padyshim kërkohet kohezion dhe konvergjencë qëndrimi nga forcat politike shqiptare.

Është një arritje që kjo artikulohet si objektiv nga forcat politike dhe posaçërisht nga zoti Ahmeti, apo nga çdo politikan tjetër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Nuk është e dobishme që objektiva dhe ambicie të tilla të shihen me dyshim apo si manovra taktike nga shqiptarët. Sigurisht do të jetë në fund të fundit pesha politike e faktorit shqiptar ajo që do të vendosë se sa i mundur është ky objektiv, por shqiptarët duhet ta synojnë patjetër atë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku ka denoncuar përmes një postimi në rrjete sociale ato që ai i konsideron si raste flagrante të rin

Paraditen e sotme, presidenti Ilir Meta ka publikuar në “Facebook” pamjet filmike të 29 viteve më parë, kur rreth 20 mijë shqiptarë u nis

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar foto të plazheve të boshatisur edhe pse është muaj pushimesh.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjete sociale denoncimin e një qytetari nga Durrësi lidhur me prerjen e kumbullave dekorativ

Ekperti i Ekonomisë pranë Partisë Demokratike Dorian Teliti, me anë të një deklarate për mediat tha se në treg ka para, por se ata keqpër

Nënkryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Arlind Boshku ka reaguar për prerjen e kumbullave dekorative "Pissardi" në rrugën "Egnatia"

Presidenti Ilir Meta reagon për krizën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, duke thënë se mbyllja e mijëra qepenëve të biznesit të vog

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferaj ka denoncuar menaxhimin e situatës pas tërmet

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Ervin Minarrolli e ka quajtur vjedhje skandaloze koncensionin Milot-F

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku denoncon në një postim në Facebook se Shqipërisë i janë shtuar plot 230 mijë të varfër