"Narko Valdrini Jashtë Bashkisë", janë këto pankartat që janë shpërndarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës.

Shkodranët kanë nisur reagimin e tyre kundër kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, i cili akuzohet prej disa javësh nga PD si i ndaluar për trafikim të lëndëve narkotike dhe të dëbuar nga Italia.

Pankartat janë vendosur pranë makinave të parkuara në rrugët kryesore të qytetit, duke ju prezantuar shkodranëve momente të votimit të Valdrin Pjetrit në 30 qershor, logon e PS me simbolin e kanabisit si dhe kangjellat e burgut, fati i vërtetë që e pret Valdrin Pjetrin, kur të ketë një hetim të vërtetë për dënimin e tij në Itali si dhe për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit.