Paralajmërimet për tërmetin/ Meta: Kjo tregoi se duhet t’i dëgjojmë shkencëtarët

10/12/2019 - 20:32

Presidenti Ilir Meta deklaroi në emisionin Çim Peka Live në Syri TV se paralajmërimet e tij për tërmetet treguan se duhen dëgjuar ekspertët.

Meta tha se ai nuk është tërmetolog dhe as gjitholog, por theksoi se shteti duhet të jetë i parapërgatitur për të tilla fatkeqësi.

Presidenti tha se ka pasur tërmete të tjera paralajmëruese, si ai i qershorit, që ka lënë pasoja që nuk janë mbyllur akoma sot.

"Ka pasur paralajmërime nga qendrat sizmiologjike të rajonit, që më kanë detyruar të bëj një ftesë paralajmëruese për të tërhequr vëmendjen për marrjen e masave.

Kam mbaruar për ekonomi dhe një nga degët kryesore të ekonomisë janë statistika dhe probabiliteti. Dhe kur i njeh ato, të ndihmojnë për të kërkuar zgjidhje për parandalimin e situatave," tha Meta.

"Unë duhet t’u drejtohesha institucioneve shtetërore për të marrë masa. Kjo tregoi që duhet t’i dëgjojmë shkencëtarët.

E rëndësishme për shtetin dhe institucionet është që në çdo moment duhet të jenë të gatshëm për të minimizuar pasojat e fatkeqësive.

Nuk është e vetmja shkresa, ka qëndrime të vazhdueshme të presidentit për të parandaluar dhe për të marrë masat për fatkeqësi të kësaj natyre apo të natyrave të tjera," tha Meta.

Sipas Metës, nuk duhen nënvlerësuar mundësitë se një fatkeqësi e tillë do ndodhë, përsa kohë Shqipëria është përballur me ngjarje të rënda thuajse çdo dy-tre vjet, siç është rasti i përmbytjeve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Demokratike në Shkodër ka deklaruar se stafi mjekësor në spitalin e këtij qyteti, është infektuar në masë me Covid-19.

Kreu i Departamentit për Pushtetin vendor në PD Durrës, Petro Vokopola, përmes një statusi në rrjete sociale komenton situatën kritike të

Rradhët kilometrike 5 ditore në Kakavijë kanë qenë ndër lajmet kryesore ditët e fundit.

Ministri i shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj ishte sot në Shijak ku së bashku me kryetarin e bashkisë Elton Arbana inspektuan punimet

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi i përgjigjet socialistit Taulant Balla, i cili kërkonte hetim për videot e publikuara nga ish-depu

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me videon e shpërndarë nga ish-deputetja e PD, Oriol

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkruan në Facebook se me gjithë masat e marra për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufita

Partia Demokratike ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur në Kakavijë, ku një autoambulancë përplasi për vdekje një fëmijë 10 vjeç.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën kaotike të krijuar në Kakavijë, ku prej ditësh qindra qytetarë kanë mbetur të blloku

Presidenti Ilir Meta ka kthyer sot një tjetër ligj Kuvendit të Shqipërisë, atë për Shtetësinë.