Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, ka paralajmëruar një denoncim të fortë që opozita shqiptare do të publikojë pas versionit zyrtar të audio-përgjimit.

Basha tha në studion e emisionit ‘Opinion’ se pritet të shpërthejë diçka e madhe, e cila do trazojë nga themelet qeverinë socialiste.